E Hënë, 2 Nëntor 2026

3 mln qytetarë për 5 muaj në doganën Morinë-Vërmicë, Rama: Shembull suksesi në bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë

Ministri i Financave Petrit Malaj së bashku me homologun nga Kosova, Hekuran Murati kanë zhvilluar një vizitë të përbashkët në pikën doganore Morinë-Vërmicë, ku kanë konfirmuar angazhimin e përbashkët rritjen e cilësisë së shërbimit me qëllim garantimin e funksionimit të  plotë 24/7 ditë.

Kjo pikë doganore në periudhën janar-maj 2025 ka përballuar një fluks prej 3 milionë qytetarë dhe 1.1 milionë automjete.

Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama i cili e cilësoi doganën Morinë – Vërmicë, si një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Dogana Morinë – Vërmicë, një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e udhëtarëve dhe reduktuar kohën e zhdoganimit për bizneset në të dy anët e kufirit.

Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati gjatë një vizite të përbashkët në këtë pikë doganore konfirmuan angazhimin e përbashkët dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për të garantuar funksionimin e plotë në 24 orë në 7 ditë të javës, si dhe për të eleminuar çdo vonesë“, shkruan Rama në Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›