E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia Prangoset ne Itali skafisti i tragjedise se 9 janarit

21 persona u mbyten ne ujerat e Karaburunit ne 9 janar te 2004-s 8 prej te cileve rezultojne ende te zhdukur 36 refugjatet ilegale ishin nisur drejt Italise me gomone duke paguar 1500 euro

Policia italiane njoftoi dje se ka vene ne pranga nje shqiptar te moshes 31 vjec i cili dyshohet se eshte skafisti i tragjedise se 9 janarit 2004 ne brigjet e Karaburunit. Sipas informacionit te agjencise se lajmeve ANSA-s arrestimi eshte kryer nga karabinieret e nje stacioni policor ne Roma Appia te cilet ekzekutuan nje urdher arresti nderkombetar. 31-vjecari se bashku me nje bashkatdhetar tjeter 42-vjecar po leviznin ne lagjen Statuario ne Rome. Te dy i jane nenshtruar kontrolleve dhe verifikimeve te dokumenteve. Edhe ndaj 42-vjecarit kishte nje mandat arresti nga gjykata e Vlores per akuzen e favorizimit te kalimit ilegal te kufirit. Ne tragjedine e 9 janarit humben jeten 21 persona ndersa 8 ende rezultojne te zhdukur. Viktimat ishin kryesisht nga Shkodra e Lezha te cilet ishin nisur me 2 gomone nga Vlora ne drejtim te Italise. I arrestuari emri i te cilit nuk behet ende publik atekohe ishte 24 vjec dhe se bashku me disa te tjere kane organizuar udhetimin nga Vlora drejt brigjeve te Italise. Mbremjen e 9 janarit 2004 ne bordin e gomones se nisur nga porti i Vlores drejt Italise ishin vendosur 36 refugjate shqiptare mes tyre gra dhe femije. Cdo emigrant pagoi 1500 euro per udhetimin por per shkak te motit te keq dhe dallgeve te medha gomonia u mbyt duke gjetur vdekjen 21 persona nga 36 qe ishin ne gomone. Viktimat ishin kryesisht nga Shkodra e Lezha.

Udhetimi i vdekjes

Sipas ANSA-s 31-vjecari ne ate kohe 24 vjec se bashku me disa te tjere kane organizuar udhetimin e shpreses. Mbremjen e 9 janarit 2004 nje skaf me 36 persona ne bord u nis nga Vlora me destinacion Italine. Ne bordin e gomones se nisur nga porti i Vlores drejt Italise ishin vendosur 36 refugjate shqiptare mes tyre gra dhe femije. Cdo emigrant pagoi 1500 euro per udhetimin por per shkak te motit te keq dhe dallgeve te medha gomonia u mbyt duke gjetur vdekjen 21 persona nga 36 qe ishin ne gomone. Viktimat ishin kryesisht nga Shkodra e Lezha. Lundruesit kerkuan ndihme drejtperdrejt televizionit Top Channel por ndihma mberriti me vonese. Udhetimi ilegal u kthye ne nje tragjedi ku 21 prej klandestineve humben jeten. Per ngjarjen nisen hetimet per te zbuluar organizatoret e ketij udhetimi. Pas nje vit hetimi policia mundi te zbulonte emrat e 12 personave te cilet ne bashkepunim me njeri-tjetrin nisen me skaf drejt Italise 36 persona. Policia arrestoi 5 prej te akuzuarve ndersa shtate te tjeret u shpallen ne kerkim njeri prej te cileve ishte dhe Nazmi Hyka. Ky i fundit prej disa kohesh strehohej ne Itali per tlsquou shpetuar prangave te policise. Ne dhjetor te vitit 2007 ai u arrestua ne Itali. Arrestimi u realizua ne baze te informacioneve qe ka shkembyer Zyra Qendrore Kombetare e Interpol Tiranes me autoritetet policore italiane te cilet mundesuan zbulimin e vendndodhjes se 45-vjecarit. Megjithese i kerkuari u prezantua me gjeneralitete false si Adem Celaj 51 vjec nuk u shpetoi verifikimeve te hollesishme te policise italiane. Duke dyshuar se Celaj ishte pikerisht Nazmi Hyka te cilin homologet e tyre e kishin shpallur ne kerkim policia italiane beri krahasimin e gjurmeve te gishtave. Menjehere pas kesaj Hyka u prangos ndersa policia italiane njoftoi policine shqiptare per nisjen e procedurave te ekstradimit. Me vone ai u la serish i lire pasi dyshohej edhe per trafik droge duke sjelle arrestimin e tij perfundimtar bashke me disa persona te tjere.


Viktimat

1.
Liza Martini 35 vjece Shkoder qytet

2. Alfred Lleshi 19 vjec Vau i Dejes Shkoder

3. Paulin Pushimaj 21 vjec Vau i DejesShkoder

4. Tom Gjoni 18 vjec Gomsiqe Vau i Dejes Shkoder

5. Gezim Fusha 18 vjec Abat Dukagjin Shkoder

6. Liza Prenga 37 vjece Dajc Shkoder

7. Arben Prenga 24 vjec Dajc Shkoder

8. Rasim Miruku 55 vjec Dajc Shkoder

9. Besmira Miruku Dibrati 16 vjece Dajc Shkoder

10. Sadik Doci Rakaj 24 vjec Shkoder qytet

11. Gezim Kurtaj 33 vjec Golem Shkoder

12. Oltion Jacaj 23 vjec Dobrac Shkoder

13. Ridvan Lumaj 16 vjec Shkoder qytet

14. Mark Ndou 18 vjec Shkoder

15. Tonin Toka 19 vjec Bardhaj Shkoder

16. Marlen Mhillaj 20 vjec Shkoder qytet

17. Dritan Hetaj 32 vjec Shkoder qytet

18. Agron Markaj 24 vjec Rrjoll Malesi e Madhe

19. Shpetim Dizdari 34 vjec Puke banues ne Shkoder

20. Skafisti nga Vlora

Te zhdukurit

1.
Ndue Sanaj 21 vjec Shosh Shkoder

2. Artan Sagrini 33 vjec Shkoder qytet

3. Arian Gjilaj 29 vjec Golem Shkoder

4. Marjana Zajeti 18 vjece Shkoder qytet

5. Kreshnik Bjeshka 25 vjec Shkoder qytet

6. Fahrije Mehemeti Dizdari 34 vjece Gruemire Malesi e Madhe

7. Gjin Grizha 19 vjec Malesi e Madhe

8. Kelmend Nicaj 16 vjec Malesi e Madhe

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›