Ministri Tafaj jep diplomat te Universitetit Politeknik
Ministri i Arsimit dhe Shkences Myqerem Tafaj mori pjese ne ceremonine e diplomimit te studenteve te Teknologjise se Informacionit ne Universitetin Politeknik te Tiranes.
Ne fjalen e tij pershendetese ministri Tafaj falenderoi rektorin pedagoget pedagoget studentet prinderit e tyre. Ai uroi studentet per marrjen e diplomes se pare universitare dhe prinderit qe kane mbeshtetur ne menyre te shkelqyer per shkollimin e tyre.
Ministri Tafaj theksoi Kjo eshte diploma e pare qe merrni dhe ne sistemin tone te reformuar sipas standardeve te procesit te Bolonjes keni mundesi te studioni ne tri nivele por ky eshte niveli i pare i shkollimit i perfunduar qe ju krijon mundesine te perfundoni studimet e te keni nje pune nje biznes e serish te vazhdoni studimet. Pervec kesaj ky sistem krijon hapesira te tjera te jashtezakonshme per te vijuar studimet ne nje drejtim te afert pra jo krejtesisht te njejte me ate qe keni perfunduar ne ciklin e pare.
Ministri Tafaj gjithashtu nenvizoi Ketu ekzistojne mundesi te medha per ju te gjithe qe te krijoni bizneset tuaja pasi fushat qe ju keni studiuar jane me te pershtatshme per te krijuar bizneset dhe me te lehta per te ecur perpara edhe pse ne tregun e lire konkurrenca eshte shume e madhe.
Me tej ai theksoi se masteri profesional ka hapesira te pashfrytezuara ne sistemin tone arsimor ka avantazhin dhe perparesine ne lidhje me ate shkencor sepse lidhet ngushte me tregun e punes i pergatit studentet me me shume njohuri ne menyre qe te mesojne me shpejt nje profesion e te rrisin shanset e tyre per punesim.