E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, mijëra femra detyrohen të martohen pa dëshirë!

BERLIN- Një studim gjerman bën me dije se mbi tre mijë femra gjatë 1 viti, kryesisht nga familjet myslimane, martohen pa dëshirën e tyre.

Studimi i parë federal i këtij lloji, ka nënvizon se 3443 vajza në vitin 2008 që jetonin në Gjermani, ishin të detyruara të martoheshin ose kërcënoheshin me martesë të sforcuar

Shumica e femrave i përkisnin moshës 18 deri 21-vjeçare, ndërsa afro 1/3 prej tyre ishte nën moshën 17-vjeçare.

Pothuajse të gjitha ishin femra dhe fëmijë të familjeve emigrante fetare, ndërsa pjesa më e madhe e tyre ishin nga Turqia, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Iraku dhe Afganistani, raporton Europa e Lirë.

“Ata që i detyruan me forcë fëmijët e tyre të martohen me dikë, të cilin ata nuk e donin, kanë bërë akt brutal të dhunës kundër tyre”,-tha ministrja e Familjes, Kristina Schroder, e cila komunikoi studimin e kryer nga kjo ministri.

Sipas studimit, më tepër se gjysma ishin rrahur ose abuzuar fizikisht, për t’i bindur të martohen, ndërsa më tepër se 1/4 ishte kërcënuar me armë ose u ishte thënë se do të jenë të vrarë nëse nuk pranojnë të martohen
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›