E Diel, 1 Nëntor 2026

Rubik, zjarri përfshin zonën pyjore, rrezikohen 10 banesa dhe dy biznese

RUBIK- Një zjarr i fuqishëm i cili ka përfshirë zonën pyjore të Rubikut, rrezikon 10 banesa dhe dy biznese që ndodhen pranë.

Mësohet se vatra e zjarrit ndodhet rreth 30 metra larg banesave ndërkohë që drejt vendngjarjes janë nisur zjarrfikëse dhe nga Mirdita.

Shkak i zjarrit mësohet të jetë shkëputja e një teli të tensionit të lartë në zonën pyjore, ndërkohë qe era e forte po ndihmon në përhapjen e flakëve.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tiranë, zjarr në tregun e rrobave të përdorura pranë spitalit nr.5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›