E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti për pronën, dhëndri vret vjehrrin në Sarandë dhe plagos vjehrrën

SARANDË- Rikthehet krimi brenda familjes. Një 91-vjecar është vrarë me mjete të forta nga dhëndri i tij në Sarandë, në një tjetër ngjarje të rëndë që ka për motiv pronat, ndërkohë që bashkëshortja e të moshuarit ka mbetur e plagosur. Ngjarja u shënua në fshatin Karahaxh të Sarandës, në banesën e 91-vjecarit Jani Koka, ku ka nisur një debat për një sipërfaqe toke bujqësore mes këtij të fundit dhe vajzës e dhëndrit.

Debati ka degjeneruar në sharje e fyerje, derisa në gjaknxehtësi e sipër dhëndri Kristo Gjino 62-vjec ka qëlluar vjehrrin e tij me një levë, duke I shkaktuar plagë të rënda. E plagosur ka mbetur edhe vjehrra e Gjinos Lefteri Koka, 83-vjece, pasi është goditur nga ky i fundit, ndërsa është përpjekur që të ndalojë përleshjen. Sipas policisë 91-vjecari ka ndërruar jetë pas minuta më vonë në spitaline Sarandës, si pasojë e plagëve të marra në kokë, ndërsa konfirmohet se bashkëshortja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes Kristo Gjinon. Mësohet se sherret mes palëve vijonin prej vitesh për sipërfaqen e tokës bujqësore.

(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›