3 trajnera i shkarkoi Torresi!!

Analistët anglez po vlerësojnë se Fernando Torres është fajtori kryesor që janë shkarkuar 3 trajnerë të njohur në 2 vitet e fundit nga Chelsea.
Shkarkimi i Ancelotti ishte i pari pasi që sulmi ishte problem kryesor i Chelseat që nuk dëshmonte asgjë, ndërsa në skuadër kishte një sulmues të njohur i cili kishte kushtuar.
Më pas erdhi një emër i njohur që me Porto po bënte histori. Andres Villas Boas nisi punën e tij me disa transfere e risi por që prapë sulmi nuk bënte punë, me në krye sulmuesin spanjoll. Villas Boas me dëshirë do të sjellte Falkaon por se Chelsea kishte bërë investim tani në sulm.
Me ardhjen e Di Matteos, Roman Abramovich thuhet ti ketë thënë Di Matteos që nëse është e nevojshme blerja e Falcaos të bëjnë që atherë. Por Di Matteo kishte vlerësuar se beson në Torresin dhe se nuk mjafton blerja e asnjë sulmuesi.
E kundërta i doli atij, pasi që Drogba bënte punën e madhe duke ndihmuar në titullin e Ligës së Kampionëve.
Pikërisht në ditën e fundit të Di Matteos në postin e trajnerit të Chelseat, sulmi i kësaj skuadre u vlerësua si fajtori për shkarkimin e tij pasi që në ndeshjen ndaj Juventus,
Di Matteo eksperimentoi duke futur Matan si sulmues të fundit, ndërsa Torres u la në bankën rezervë./Indeksonline/