30 000 persona janë larguar nga Darfuri
Darfur - Të paktën 30 000 persona janë larguar nga shtëpitë e tyre në Darfurin Jugor në perëndim të Sudanit gjatë ditëve të fundit për shkak të luftimeve midis rebelëve dhe forcave të qeverisë, bënë të ditur sot Kombet e Bashkuara nëpërmjet një deklarate. Zyra e koordinatorit të ndihmave të OKB-së për Sudanin njoftoi se njerëzit ishin nga zonat e Muhajiriya-s dhe Shearia-s. Ushtria sudaneze njoftoi të mërkurën se kishte marrë kontrollin e qytetit Muhajiriya nga rebelët e Lëvizjes për Drejtësi dhe Barazi.
Në tre javë përleshje rreth Muhajiriya, 80 kilometra larg qytetit kryesor të Darfurit Jugor, Nyala, janë vrarë të paktën 30 persona, njoftuan zyrtarë të OKB-së. Në deklaratë thuhej se agjencitë e OKB-së dhe organizatat e ndihmave po përpiqeshin të shkonin në Muhajiriya dhe në fshatrat fqinje rrugës për në Shearia për të dërguar ndihma ushqimore, medikamente dhe mbulesa për personat e zhvendosur.
"Ndërkohë që kalojnë ditët, rritet më shumë nevoja e njerëzve për ndihma dhe dërgimi i ndihmave humanitare bëhet më i vështirë", deklaroi koordinatori i OKB-së, Toby Lanzer në një deklaratë.