E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Diplomat e papunësisë

Tiranë -Partia Socialiste është rreshtuar në krah të studentëve për kërkesat e tyre, duke akuzuar Ministrinë e Arsimit si shkaktar të gjithë këtij problemi. Deputeti socialist Musa Ulqini, theksoi këtë të premte, se qeveria nuk angazhohet për zgjidhjen e problemit të qindra studentëve, duke i nxjerrë ata nga auditorët në rrugë.

“Në qoftë se sot shqiptarët kanë një mijë e një probleme, një nga problemet më shqetësuese është edhe arsimi. Nëse kemi tre vjet që shpërndajmë me bollëk "Diplomat e papunësisë", me zhvleftësimin e fundit që po u bëjmë atyre, kemi nisur procesin e ri të shpërndarjes së "Diplomave të varfërisë"”-nënvizoi Ulqini.

Për këtë arsye, Ulqini deklaroi se javën e ardhshme, Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste do të kërkojë interpelancë me ministrin e Arsimit, që të japë përgjigje në Kuvend për “këtë akt antiligjor dëmsjellës për të ardhmen e mijëra studentëve shqiptar”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›