E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP 410 femra cdo vit diagnostikohen me kancer ne gji

Ndotja e mjedisit dhe stresi ne rritje jane dy nga shkaktaret kryesore te kancerit te gjirit. Rreth 410 femra ne Shqiperi diagnostikohen cdo vit me tumor ne gji. Kjo shifer ekstreme behet publike nga Instituti i Shendetit Publik. Edhe pse ka nje rritje te ndergjegjesimit te femrave per ta kapur kete semundje qe ne fazat e hershme perseri vdekshmeria ende mbetet e larte. Drejtori i Instituti te Shendetit Publik Enver Roshi thote se kanceri i gjirit ende eshte nje sfide per mjekesine ne Shqiperi. Per luften ndaj kancerit shoqata te grave me pjesemarrjen e personaliteteve dhe perfaqesuesve te ambasadave kane organizuar nje marshim te nisur nga Galeria e Arteve deri ne rrugen George W. Bush. Ne kete cader femrat kane kryer mamografi falas. Por edhe ne kete rast nuk kane munguar radhet e gjata dhe shume prej tyre thone se nuk kane bere me pare nje mamografi. Mjeket thone se berja e nje mamografie nuk duhet te kaloje me shume se nje vit nuk eshte e demshme per femrat dhe ne anen tjeter ndihmon ato te diagnostikohen qe heret nese kane tumore ose jo. Disa nga arsyet qe numri i grave te prekura nga kancerit i gjirit eshte rritur sipas specialisteve jane ndryshimi i menyres se jeteses perdorimi i duhanit alkoolit si dhe niveli i larte i stresit ne jeten e perditshme. Kanceri i gjirit ze vendin e pare te tumoreve ne te gjithe boten. Doktoret bejne apel per vizita te rregullta mjekesore pasi sipas tyre kur zbulohet ne stadet e hershme te zhvillimit te tij kanceri i gjirit ashtu si shume tumore te tjere malinje te njeriut mund te mjekohen. Pavaresisht zbulimeve ne fushen e mjekesise kjo semundje ne te shumten e rasteve eshte fatale per jeten e njerezve te cilet jane prekur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›