30% e popullatës së Kukësit e kequshqyer, problem shtatzënat dhe fëmijët
Kukës- Studimi më i fundit nga organizata e Kryqit të Kuq ka dalë në përfundimin se më shumë se 30 përqind e popullatës në qarkun e Kukësit është e kequshqyer.
Dhe më të prekurit në pjesën më të madhe janë gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël.
“Është parë pas një studimi relativisht të gjatë që në zonat e verilindjes ka mangësi në mirërritjen e fëmijëve, dhe mirëushqyerjen e tyre, gjë që ndikon dhe në zhvillimin fizik edhe psiqik të fëmijëve tanë në aneminë që mund të shfaqet”, tha Arnabd Pambuku, përfaqësues i Kryqit të Kuq.
Përveç kulturës të ulët të ushqimit kryesisht në zonat e thella varfëria është ajo që ndikon në rritjen e numrit të sëmundjeve që janë pasojë e kequshqyerjes.
Përfaqësuesja e Shëndetit Publik, Shkëlqime Poga u shpreh: “Tek fëmijët vullnetarët do konsistojnë direkt, jo vetëm të zbatojnë traditat tona të ushqyrjes, por duke futur format e reja të ushqyrjes të cilat kanë të bëjnë me shumëllojshmërinë e ushqyrjes, me konsistencën e përgatitjes së ushqimit, me mënyrën e dhënies së ushqimit, kohën që duhet ti kushtohet nga çdo nënë fëmijës.