E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet në KQZ, AK: Lëvizja e fundit e kasapit të votës së lirë

ak-kqzTiranë- Partitë politike duket se janë hedhur në sulm duke dënuar kërkesën e Partisë Demoktratike e më pas miratimin e Komisionit të Ligjeve për lirimin e anëtarit të LSI-së nga Komisioni Qëndror i zgjedhjeve.

Aleanca Kuq e Zi e ka quajtur atë që po ndodh me anëtarin e LSI-së në KQZ si lëvizjet e fundit të kasapit të votës së lirë shtetasit Berisha dhe planit të tij për të grabitur vullnetin e shqiptarëve më 23 Qershor.

AK-ja i bën thirrje institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë proceset zgjedhore para, gjatë dhe pas ditës së votimit të mbajnë qëndrim jo vetëm përmes deklaratave, por sipas tyre të dënojnë me forcë dhe të parandalojnë kasapin e votës ta rifusë vendin në krizë.

Aleanca KuqeZi deklaron se këmbana e alarmit për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ka rënë prej kohësh, ndërsa tani gjithcka është kthyer në realitet dhe kasapi I votës së lirë është hedhur më të katërta duart në planin për grabitjen e votave për të mbajtur me cdo kusht pushtetin e kalbur. Vendi rrezikon tashmë jo vetëm respektimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, por shtetasi Sali Berisha po tenton të rikthejë sistemin diktatorial ku opozita është fiktive dhe jo reale në përpjekjen e saj për të ndaluar shkatërrimin e proceseve demokratike dhe të lira të zgjedhjeve,-thuhet bë deklaratën e AK-së.

Ndërsa Parta për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut ka falenderuar ndërhyrjen dhe këshillat e faktorëve ndërkombëtar, në prcesin e zëvendësimit të anëtarit të KQZ-së.

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, falënderon përfaqësuesit e Bashkimit Evropiane, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe OSBE -së, në vendin tonë, për vëmendjen e kushtuar dhe këshillat e dhëna, për mos cenimin e autoritetit të KQZ-së dhe humbjen e besimit të votuesve në zgjedhjet e 23 Qershorit.
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, i konsideron ato kontribut të çmuar për respektimin e shtetit ligjor, për funksionimin e një demokracie të shëndetshme dhe domosdoshmëri për zhvillimin e zgjedhjeve të pakontestueshme të 23 Qershorit.

Edhe një herë tjetër, PBDNJ-ja rithekson kërkesën për ndërprerjen e procedurave për zëvendësimin e anëtarit te KQZ-se, për të rivendosur sipas saj, besimin tek ky institucion dhe lënien e tij larg ndikimeve politike dhe partiake.

Nga qyteti i Korçës, kreu i PSD-së Skënder Gjinushi teksa ka ripërsëritur besimin se LSI-ja sipas tij e ka humbur kredibilitetin e saj mbas lëvizjes së fundit në krah të PS-së, ka deklaruar se largimi i anëtartit të KQZ-së ,që i përket LSI, është një nul si në pikëpamje ligjore ashtu edhe politike.
Sipas tij kjo tentativë ve në diskutim legjitimitetin e zgjedhjeve të 23 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›