E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria dështoi me demokracinë, uzurpoi pushtetet e instaloi frikën

12-prill-Cuci_ps.al_Tiranë- Partia Socialsite në vazhdim të fushatës 100 arsye për tëmos votuar Berishën ka akuzuar sot kryeministrin se gjatë qeverisjes së tij ka dështuar me forcimin e demokracisë.

Sipas nënsekretarit për Çështjet Zgjedhore në PS Bledi Çuçi, Kryeministri i vendit uzurpoi të gjitha pushtetet dhe instaloi frikën nëpërmjet modelit që vret dhe dhunon.

Sipas raporteve të FreedomHouse vit pas viti Shqipëria ka humbur pikë lidhur me vlerësimin e demokracisë, duke na klasifikuar si një vend me demokraci hibride, një vend pjesërisht i lirë; një vend ku të drejtat politike dhe liritë nuk respektohen plotësisht; një vend që vuan si pasojë e korrupsionit, mungesës të shtetit të së drejtës dhe ku forca politike të veçanta kërkojnë të dhunojnë ekuilibrat institucionalë në dëm të pluralizmit dhe të demokratizimi të jetës së vendit.

Premtoi mbrojtjen e fjalës së lirë, por iu la vetëm dy mundësi, mediave, intelektualëve dhe shoqërisë civile. Këto dy mundësi janë: ose të bëhen preh e përbaltosjes dhe shtypjes nga mekanizmat e pushtetit, ose të bëhen shërbëtorë të tij.

Premtoi pavarësinë e institucioneve, por bëri gjithshka për t’i vënë ato nën kontroll.

Premtoi zgjedhje të lira e të drejta, por dha shfaqjet më të shëmtuara të manipulimit të rezultatit në vitin 2009, apo të ndryshimit të tij në tavolinë, në vitin 2011.

Sali Berisha vazhdon të premtojë se zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë më të lirat dhe më të ndershmet që ka parë ndonjëherë Shqipëria. Por shihni ç’po ndodh sot me KQZ-në!

Sipas socialsitëve, Pas 23 qershorit me Rilindjen Shqiptare do të rilindë institucioni i votës së lirë dhe do garantohet pavarësia e institucioneve kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›