30 fotografi në ekspozitën e fotoreporterit Maskaj

Vendet më aktraktive në Shqipëri vijnë përmes një ekspozite fotografike të fotoreporterit Vangjel Maskaj. Me titullin " Ekspozitë fotografike mbi turizmin në Shqipëri", autori ka zgjedhur qytetin turistik bregdetar të Vlorës, ku ka sjellë 30 fotografi të Shqipërisë të marra nga ajri. Fotot janë të formatit 1:50-të.
Fotoreporteri Vangjel Maskaj, i ka shkrepur fotot në 10-të vite. Autori ka punuar me fotografinë për 20 vite dhe për tre vjet ai ka qënë pjesë e gazetës prestigjioze italiane "La Stampa". Fotot në ditët në vazhdim do të ekspozohen edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.