E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, dy minatorë kundër memorandumit

Në ditën e 25 të grevës së urisë, dy minatorët Samir Kamishi dhe Tush Asllani, shprehen hapur duke mohuar përfshirjen në memorandumin e ACR, e cila u bë publike mesditën e sotme.

Ky reagim vjen në një kohë kur dhe në një prononcim për RTV “Ora News” Kreu i Konfenderatës së Sindikatës së minatorëve Kol Nikollaj, deklaroi se ende nuk ishin të njohur me këtë vendim.

Kompania koncesionare ACR përgati një draft memorandum mirëkuptimi, ku merr përsipër plotësimin e disa kërkesave të minatoreve, ndërkohë që bën thirrje që pas nënshkrimit të dokumentit, minatorët t`i japin fund grevës dhe të rifillojnë punën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›