Turistet e huaj mesojne valet shqiptare

Kanë bërë prova për më pak se dhjetë ditë dhe kanë mësuar pothuejse të gjitha vallet shqiptare. Një grup turistësh nga Europa Perëndimore, shumica gjermanë e hollandezë bëjnë prova në një nga sallat e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve.
“Më pëlqejnë shumë, duan shumë energji dhe më tërheq shumë edhe muzika. Kam ardhur vite më parë, por vetëm vjet pata mudnësinë të mësoj dicka, ndërsa sivjet u riktheva. Më pëlqejnë shumë vallet e femrave, por edhe ato të meshkujve të cilat duan shumë forcë”- u shpreh njëra prej turisteve.
Projekti ka nisur vitin e kaluar I mundësuar nga hollandezi Cess Hillebrand. Ai thotë se prej vitesh folku shqiptar i ka hyrë në zemër.
““Shumë vite më parë u takova me muzikën shqiptare nëpërmjet disa kosovarëve që takova në Maqedoninë perëndimore. Ky folklor më hyri në zemër dhe mësova disa valle. Vura re se shumë të huaj e pëlqejnë këtë lloj muzike krahasuar me të tjera të ballkanit, prandaj vendosa të rekrutoj njerëz të zakonshëm që duan të mësojnë këto valle dhe t’u mundësojmë këto kurse. Por do t’u bëja thirrje edhe vetë shqiptarëve të rikthehen dhe të mësojnë vallet e tyre”- thotë Hillebrand.
Prej ditësh me këtë grup turistësh punojnë si pedagog dy artistë e Ansamblit Genc Kastrati dhe Helga Saraçi. Kastrati tregon se pavarësisht moshës, ata i rrokin vallet shqiptare shumë shpejt.
“Një eksperiencë e cila edhe mua si valltar më zgjon shumë emocion. Për një periudhë shumë të shkurtër kohore kanë mësuar mbi 10 valle. Kjo nuk është pak. Atë që e ekzekutojnë më bukur është vallja përmetare. Është më e thjeshte, muzika u vjen më ëmbël”- shprehet Kastrati.
Provat nisin me vallen e Përmetit, vazhdojnë me atë të zileve, vallen e Librazhdit dhe festa mbyllet me shaminë e beqarit si në dasmat shqiptare, por këta shtetas të huaj jaqnë të etur të mësojnë edhe këngë popullore.