30 mijë euro premio, 30 mijë euro gjobëTë huajt tregojnë barcaleta me stadiumin “Qemal Stafa”

Publikoje ne:
30 mijë euro premio, 30 mijë euro gjobë. E para, është vendosur nga Federata Shqiptare e Futbollit, FSHF, si shpërblim për pikën e marrë në barazimin 1-1 me Danimarkën, dhe e dyta, pritet të jetë gjoba nga Federata Ndërkombëtare Europiane e Futbollit, UEFA, për kushtet mizerabël higjienike të vëna re gjatë ndeshjes së të mërkurës së kaluar kundër danezëve. Lajmi i mungesës së ujit të ngrohtë në dushet e stadiumit “Qemal Stafa” ka bërë xhiron e botës. Mediat ndërkombëtare gati e tregojnë lajmin në formë barcalete. Faqja franceze Sofoot.com shkruan me ironi: “Nuk ka ujë të ngrohtë në dushe, nuk ka ujë në banjat publike, nuk ka banjë publike për femrat, pasi sipas instancave të futbollit shqiptar ‘kjo nuk është e nevojshme pasi stadiumet frekuentohen vetëm nga burrat’. Inventari i stadiumit të vetëm ndërkombëtar shqiptar katastrofik”. Gjithsesi, drejtori i shoqërisë që administron stadiumin “Qemal Stafa”, Perikles Dhales, e cilësoi tërësisht si një gënjeshtër pretendimin e lojtarëve danezë, që ata ishin larë me ujë të ftohtë.
E Premte, 11 Shtator 2009