Bogu ndihmon “Ibra-Ronaldon”Erjon Bogdani, sigurisht që nuk është një fenomen, por ishte më i miri në fushë dhe autori një goli që vlejti shumë jo vetëm për ngjyrat e flamurit të Shqipërisë, por dhe të atyre të Portugalisë e Suedisë

Publikoje ne:
Kur mbrojtësi i Maltës, Azopardi shënoi një autogol në minutën e 81-të në favort të Suedisë (0-1), shpresat e Portugalisë u reduktuan. Gjithsesi, portugezët u përgjigjën dy orë më pas me një fitore kundër Hungarisë (0-1), falë një goli të Pepes në minutën e 9-të. Danimarka u ndal në një barazim në Shqipëri (1-1).
Shpresat për të qenë të dy në finalet e Botërorit, si Kristiano Ronaldos me Portugalinë ashtu dhe Zlatan Ibrahimoviç me Suedinë janë ende të gjalla, por njëri prej tyre rrezikon të mbetet jashtë, pavarësisht se Erjon Bogdani me golin e tij u dha një dorë ndihmë të dy skuadrave.
Më të mirët e më të këqinjtë
Në Maltë-Suedi, trofeun e lojtarit të dështuar e “fitoi”, askush tjetër përveç Zlatan Ibrahimoviçit, i cili ishte thuajse “jashtë” fushe gjatë gjithë ndeshjes. Çmimi i lojtarit më të mirë shjkon për Melbergun. Nga maltezët, “dështimi” quhet Azopardi, autori i autogolit që mbajti në lojë suedezët. Më të mirët ishin portieri Hog dhe Koheren.
Në Shqipëri-Danimarkë, më të mirët janë autorët e golve. Erjon Bogdani, sigurisht që nuk është një fenomen, por ishte më i miri në fushë dhe autori një goli që vlejti shumë jo vetëm për ngjyrat e flamurit të Shqipërisë, por dhe të atyre të Portugalisë e Suedisë. Nga shtëpia daneze më i miri ishte lojtari i Arsenalit, Niklas Bendtner, autori i golit.
Në Hungari-Portugali, “luani” portugez Kristiano Ronaldo, nuk la gjurmët e lojtarit më të mirë të botës, por Pepe me golin e tij të minutës së 9-të hapi dhe mbylli ndeshjen, duke qenë edhe më i miri. Më i miri nga Hungaria ishte Dzsudzhak.
NDESHJET E MBETURA
10.10.2009
Danimarkë-Suedi
Portugali-Hungari
14.10.2009
Suedi-Shqipëri
Portugali-Maltë
Danimarkë-Hungari
RENDITJA
1.Danimarka 18 pikë
2.Suedia 15 pikë
3.Portugalia 13 pikë
4.Hungaria 13 pikë
5.Shqipëria 7 pikë
6.Malta 1 pikë
E Enjte, 10 Shtator 2009