E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambicia e Xhemailit: “Gol Bufonit”Mesfushori i Parmës: “Në mesfushë idhulli im personal është Lampard”. Vlerësimi: “Besoj se Mesi është në një nivel tjetër në raport të tjerët”

Publikoje ne:

Blerim Xhemaili, mesfushori i Parmës, tregoi gjatë një interviste edhe ambicien sezonale. Duke folur për PianetAzzurro.it, shqiptari me pasaportë zvicerane tha: “Presidenti ynë është ambicioz dhe këtë e tregoi edhe në këtë merkato. Kjo na jep më shumë përgjegjësi, edhe pse dëshirojmë nga ana tjetër ta çojmë përpara projektin që shoqëria ka në mendje, ajo që të konsolidohemi në kampionatin e Serisë A. Objektivi im është të luaj në vazhdimësi dhe të luaj mirë, që të arrijmë të sigurojmë sa më shpejt që të jetë e mundur mbijetesën me Parmën, e më pas, pse jo të shijoj edhe ndonjë kënaqësi personale duke shënuar disa gola. Kush janë lojtarët e mi të preferuar? Portieri më i mirë në botë për mua është gjithmonë Bufoni. Midis mbrojtësve pëlqej më shumë Kivunë e Interit për kapacitetin e tij dhe për tu përshtatur në shumë zona të fushës. Në mesfushë idhulli im personal është Lampard, një nga lojtarët më të mirë të gjithë kohërave. Përsa u përket sulmuesve, besoj se Mesi është në një nivel tjetër në raport me kolegët e tjerë”.

E Premte, 11 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›