E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, dështojnë skemat piramidale, protesta në Pekin

Pekin (start)-Skenat piramidale janë përhapur edhe në Kinë. Qindra persona kanë protestuar sot në Pekin, për shkak të humbjeve që pësuan në një skemë piramidale njoftoi sot agjencia shtetërore kineze e lajmeve Hsinhua, ku shtoi se kjo ishte e fundit e një serie protestash dhe grevash në të gjithë vendin.
Personat u mblodhën dhe hynë në zyrat e bashkisë dhe u larguan prej andej vetëm negociatave nga stafi i punonjësve, njoftoi "Hsinhua"-ja duke cituar departamentin e policisë. Për skemën piramidale nuk u dhanë hollësi.

Për shkak të një skeme të dështuar investimesh prej 1,46 miliardë dollarë, kompanitë lokale lokale në pamundësi për të marrë kredi ofronin norma të larta interesi në këmbim të parave të investitorëve. Kjo nxiti gjatë muajit shtator zhvillimin e protestave në qytetin malor Jishou, në provincën perëndimore Hunan.

Kina po përballet me shtimin e grevave nga shoferët e taksive dhe të protestave nga punëtorët e pushuar nga puna, ndërkohë që efektet e dobësimit të eksporteve po ndihen, fakt që shton shqetësimet për shtimin e trazirave sociale.

Protestat mbi një plan strehimi ku përfshiheshin mijëra njerëz nisën këtë javë në Wudu, në provincën Gansu pjesë e së cilës është edhe zona e varfër Longnan, ku 1,8 milionë persona mbetën të pastrehë nga tërmeti i 12 majit që goditi provincën Siçuan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›