Thaçi viziton Maqedoninë më 22 nëntor
Prishtinë (start)- Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, të shtunën do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Maqedoninë fqinje. Vizita e Thaçit do të zhvillohet me 22 nëntor, ndërsa nuk bëhet e dituar se cila do të jetë axhenda e kryeministrit të Republikës së Kosovës. Aktualisht, kryeministri Thaçi bashkë me presidentin Fatmir Sejdiu ndodhen për një vizitë në Londër të Anglisë, ku ndër të tjerash do të zhvillojnë një takim me kryeministrin britanik Gordon Braun.