Thaçi: Nuk ndryshojmë qëndrim për EULEX-in
Londër (start)-Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i cili po zhvillon një vizitë në Londër, në një intervistë për BBC-në, theksoi edhe një herë vendosmërinë e autoriteteve të Prishtinës për të mos pranuar planin e ri prej gjashtë pikash të propozuar nga OKB-ja.
“Kosova e ka mirëpritur, e ka ftuar EULEX-in në Kosovë. Do të kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë për t'u shtrirë EULEX-i në tërë territorin e Kosovës. Gjashtë pikat janë në tërësi të papranueshme, që u prezantuan ditë më parë. Tani Kosova ka katër pikat e veta që janë të perspektivës dhe zgjerimit të EULEX-it në gjithë territorin e Republikës Kosovës”-theksoi Thaçi.
I pyetuar se çfarë do të priste nga përgjigjja britanike, për sa i takon EULEX-it, Thaçi tha se Britania e Madhe ka qenë pjesë e rëndësishme e komunitetit ndërkombëtar për mbështetjen e Kosovës.
“EULEX ka vendimin e Bashkimit Evropian për të ardhur dhe shtrirë në Kosovë, ai vendim duhet të respektohet në përputhje edhe me vendimin për shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe demokratik, në përkushmëri me Kushtetutën e re moderne të Kosovës, me dokumentin e Ahtisarit dhe realitetin e perspektivës që po e zhvillojmë sot”.