30 mijë trupa në Afganistan
Presidenti amerikan do të çojë edhe 30 mijë ushtarë të tjerë në Afganistan brenda 6 muajve të ardhshëm. Ky lajmërim është pjesë e një fjalimi në Akademinë Ushtarake të West Point. Ndërkaq zyrtarë në Bruksel thonë se Obama i ka kërkuar NATO-s që të shtojë edhe ajo numrin e ushtarëve deri në 10 mijë. Aktualisht amerikanët kanë 68 mijë trupa në Afganistan, ndërsa forca ndërkombëtare në këtë vend është 100 mijë. Por ndërsa ka njoftuar shtimin e trupave, ai ka paraqitur edhe strategjinë dalëse nga lufta e cila nisi në vitin 2001. Ndërkaq kjo luftë po gjen gjithnjë e më pak mbështetje tek amerikanët të lodhur, edhe me lutën e Irakut dhe sidomos të lodhur nga numri i madh i viktimave amerikane, gjatë muajve të fundit të konfliktit.