E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 serbë në listën e zezë të SHBA-së

Lideri i Partisë Përparimtare të Serbisë, që është edhe kandidat për kryeministër të Serbisë, Tomisllav Nikoliç, nuk mund të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai gjendet në listën e zezë të personave që iu ndalohet hyrja, ku janë të përfshirë 30 serbë. Nikoliç nuk ka dashur të komentoj këto publikime duke theksuar se nuk ka informacione të tilla.  “Nuk e di, nuk e kam asnjë informacion të tillë. Nuk kam kërkuar as vizë”, i ka thënë ai gazetës serbe “Alo”.

Burimi i kësaj gazete në Departamentin amerikan të Shtetit, thotë se Washingtoni zyrtar ka më shumë besim te zëvendësi i tij, Aleksandr Vuçic, i cili në ndërkohë është përjashtuar nga kjo listë. Përveç Nikolicit, hyrja në Shtetet e Bashkuara nuk është e lejuar edhe biznesmenit Mirosllav Miskoviç, liderit të serbëve të Kosovës, Marko Jaksiç, kreut të Partisë Radikale të Serbisë, familjes së Millosheviçit etj.

Në listë gjenden edhe Nikolla Shainoviç dhe Vojisllav Sheshel, si dhe kreu ushtarak dhe policor serb i kohës së Millosheviçit. Të padëshiruar vazhdojnë të jenë edhe Radovan Karagjiç dhe Ratko Mlladiç, por edhe të afërmit e tyre.

Për herë të parë, SHBA-ja më 1999 ia ndaloj hyrjen liderit serb Sllobodan Millosheviç, si dhe familjes së tij, krerëve të kabinetit të tij shtetëror, atyre që e kanë financuar, si dhe pjesëtarëve të njësiteve paramilitare në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›