E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 të vrarë në Siri

Mbi 30 persona raportohet se janë goditur për vdekje nga forcat e sigurisë në Siri.Dhuna e përgjakshme ndodhi të premten derisa sirianët demonstronin në të gjithë vendin megjithë shtypjen që po ju bënë protestave ushtria. Aktivistët thonë se së paku 12 persona janë vrarë në qytezën Maret al Numan, ndersa së paku 11 të tjerë raportohet se janë vrarë në qytetin që gjendet në qendër të Sirisë, Homs.
 

Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se besohet se më shumë se 800 persona janë vrarë deri më tani dhe mijëra të tjerë janë arrestuar që prej kohës kur forcat e sigurisë filluan shtypjen e protestave kundër regjimit të Presidentit, Bashar al Asad, në muajin mars.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›