Mali i Zi feston 5 vjetorin e pavarësisë
Mali i Zi sot feston ditën e pavarësisë, duke kujtuar referendumin e vitit 2006. Për pavarësinë e Malit të Zi votuan 55.5% e votuesve, ndërsa për qëndrim në shtetin e përbashkët me Serbinë, votuan 44,5 %.
Mbajtja e referendumit u arrit përmes diplomatit slovak, Miroslav Lajçak, i cili ishte në cilësinë e përfaqësuesit të BE-së. Me rastin e Ditës së Pavarësisë, 21, 22 dhe 23 maji, janë ditë pushimi në Malin e Zi.