Vlorë, padi penale për kryebashkiakun Shpëtim Gjika

Policia e Rrethit të Vlorës njoftoi se ka depozituar padi penale në prokurorinë e rrethit për kryebashkiakun e qytetit, Shpëtim Gjika dhe 7 personave te tjerë.
Policia tha se denoncon kryebashkiakun Gjika për organizim tubimi të paligjshëm. Padia është depozituar edhe për 7 persona të tjerë, mes të cilëve edhe kreu i Policisë Bashkiake të Vlorës.
Sipas policisë, personat në fjalë kanë organizuar ditën e premte manifestimin që coi në bllokimin e urës së Mifolit.
Ndërkohë komisariti i Policisë Vlorë, do të vijojë identifikimin edhe te personave të tjerë në lidhje me këtë ngjarje me qëllim, vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Protestuesit, ashtu si në shumë qytete të tjera, iu bashkuan thirrjes së opozitës për revoltë popullore, për atë që socialistët e quajnë ndryshim rezultati në tavolinë për Bashkinë e Tiranës.