30-vjetori i Kushtetueses, Kim: Ndaloni kërcënimet ndaj gjykatave, koha e mbushjes së xhepave ka përfunduar

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë mesazhe të forta në fjalën e mbajtur në ceremoninë për 30-vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese. Ambasadorja shprehu krenarinë e SHBA për mbështetjen dhënë ndaj GJK. Duke u ndalur te reforma në drejtësi, Kim u shpreh se po jep rezultate reale ndërsa nuk la pa përmendur ata të cilët e kundërshtojnë fuqimisht progresin e reformës. Kim ka dhënë mesazhin e qartë se ata të cilët kërcënojnë me ekspozim sekretesh të errëta nga e shkuara dhe mbushën xhepat e familjarëve, ka përfunduar.
“SHBA është krenare që ka mbështetur tranzicionet e kësaj Gjykate, që nga procesi i vettingut dhe zgjedhja e gjykatësve të kualifikuar. Ne presim me padurim që gjykata të ketë gjykatës të kualifikuar. Reforma në drejtësi, nuk është e lehtë, e shpejtë, por është duke bërë progres dhe duke dhënë rezultate. Ata të cilët kundërshtojnë këtë progres, do të donin që ta kthenin Shqipërinë në të shkuarën, kur prokurorët dhe gjykatësit mund të kërcënoheshin. Në një kohë kur qytetarët shqiptarë nuk besonin se ekzistonte drejtësia në gjykata por nuk kishin pushtetin, paratë, lidhjet. Për një kohë të gjatë, kohët e vjetra kanë vijuar, për ata që duan ta kthejnë Shqipërinë pas, kthejeni por kjo shkakton vuajtje dhe unë ju them Ndaloni! Koha për të bërë telefonata për të dërguar emisarë, dhurata, kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga një e shkuar, formojnë bazat për një sekret tjetër të errët. Kjo kohë ka përfunduar. Ju keni gëzuar këto privilegje, keni mbushur xhepat tuaj, keni mbushur xhepat e fëmijëve tuaj. Ndaloni, ka përfunduar koha juaj”, tha Kim.
Ambasadorja amerikane theksoi se ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë të besojnë se ekziston drejtësia dhe që personat që kryejnë krime do të përballen me ligjin.
“Është koha që njerëzit normalë, qytetarët shqiptarë të besojnë se ekziston drejtësia në Shqipëri, që ia vlen për ata e fëmijët e tyre të qëndrojnë, që ka një të ardhme që është me e ndritur dhe që ka dënim për ata që kryejnë krime, që të gjithë janë të barabartë para ligjit. Këtë duhet të bëjë kjo gjykatë, çdo gjykatë, çdo prokuror duhet ta bëjë. Ndaloni së marri këto telefonata, ndaloni që të kini frikë nga këto kërcënime, bëni punën tuaj, lejoni qytetarët shqiptarë që të besojnë”, tha Yuri Kim.
/rtsh.al/