E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fjalimi i Ramës në KiE, Shehu: Pocaqi! Balla: Tërhiqe mbrapsht, turp është vota juaj pro raportit të Dick Martyt

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës është bërë sërish objekt debatesh mes opozitës dhe mazhorancës. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i PD Tritan Shehu e quajti fjalimin një ‘pocaqi” që më shumë dëmtoi Kosovën në proceset e saj të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

“Të dënohet gjenocidi serb në Kosovë. Ju nuk e përmendet materialet që janë depozituar. Keni frikë nga një diskutim i tillë. Tashmë është i domosdoshëm dy diskutim. Fjalim pocaqi i kryeministrit në Këshillin e Europës, i cili më shumë dëmtoi Kosovën dhe proceset e saj të anëtarësimit. Pa goditur gjenocidin serb në Kosovë çdo veprim tjetër është i kotë”, tha Shehu

I menjëhershme ka qenë reagimi i kreut të grupit të PS, Taulant Balla i cili tha se e turpshme ishte vota pro rezolutës së Dick Martyt e iniciuar në Rusi për dëmtimin e Kosovës dhe popullit shqiptar dhe jo fjalimi i Ramës që mbrojti luftën e drejtë të UÇK-së.

“ Nuk kemi trup që e quani fjalim pocaqi, tërhiqe mbrapsht, është fakt që PD në pushtet bashkë me LSI e Metës në koalicion në 2011, 4 ditë pasi vratë popullin opozitar në shesh, shkuat dhe votuat një rezolutë të turpshme.  Një rezolutë që fillon me fjalët bazuar mbi librin e  Carla Del Pontes… nuk ekziston. Pse PD nuk sqaron ende këtë rrjedhë logjikë nga propozimi rus të vota juaj dhe më pas te rublat ruse. Një rezolutë e iniciuar në Moskë dhe qeveria e drejtuar nga Berisha nuk e kundërshtuan por për turpin tuaj historik ju e votuat”, tha Balla.

Kryeministrit Edi Rama në fjalimin e tij në Asamblenë e Këshillit Europian për rrëzimin e rezolutës së Dick Martyt, e cilësoi këtë raport si “fake news” më të tmerrshëm të shpërndarë që po përbalt luftën e denjët për liri të drejtuesve të UÇK-së.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›