30 vjetori i themelimit të PD-së, Presidenti i PPE, Tusk: Ju uroj fitore në zgjedhjet e ardhshme

Presidenti i Unionit të Partive Popullore Europiane (PPE), Donald Tusk, ka postuar një video në Twitter me urimin për 30-vjetorin e Partisë Demokratike Shqiptare.
Sipas Tusk, PD, në rrugëtimin e saj 30-vjeçar ka arritur shumë, që nga antarësimi në NATO, liberalizimi i vizave me BE deri tek reformat e rëndësishme të demokratizimit të Shqipërisë.
“Unë e di që nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria do të shkojë drejt anëtarësimit në BE, do të zhvillojë një ekonomi të fortë dhe do të ndërtojë një jetë më të mirë për të gjithë popullin tuaj, përfshirë rininë e madhe dhe aktive të vendit tuaj”, – shprehet Tusk në mesazhin e tij drejtuar kryetarit të PD, Lulzim Basha.