E Shtunë, 31 Tetor 2026

3+1 dëshira për Babagjyshin

Opozitari: Hic mire nuk i kemi punet ne te opozites. Po mbyllet ky vit. Po vjen viti i ri dhe asgje s’kemi ne vije. Kutite s’ka ndermend njeri t’i hape. Berisha s’ka ndermend te largohet. Ne mbetem rrugeve me mitingje. Te huajt na thone perdite shkoni ne Kuvend. Pune dreqi.

Studiuesi: Kete e biseduam heres tjeter. S’ka rruge tjeter vec shkuarjes ne Kuvend. Atje kërkoni te hetoni dhe kush e di ju jep te drejte Gjykata Kushtetuese, megjithëse veshtire qe t’jua konsideroje kerkesen ne përputhje me Kushtetuten. Me the dhe leshko, pale. Por ja prape me mua i qan hallet.

Opozitari: Me ty i qaj se vetem juve studiuesve ju eshte kalitur durimi te degjoni cdo lloj gjeje. Po sa per Kuvendin, Jo or jo, Nuk shkojme pa provuar te gjitha menyrat e tjera qe te ike Berisha.

Studiuesi: E c’te provoni me? Keni muaj qe i provoni te gjitha. Ende se keni kuptuar qe s’arrini gje? S’pranon njeri metodat e forta sot, aq me shume kur s’ka arsye po aq te forta. C’doni te beni? Revolucion? S’paskeni mesuar fare nga historia. As nga ajo me e fundit shqiptare.
Opozitari: Ku kemi këllqe per revolucion ne! Lere se c’themi per 1997. Po te ishte per ne Berisha kishte mbetur perseri ne pushtet. U merzit populli qe humbi parate dhe ia plasi. Ne e shumta perhapem llafet qe parate ia kishte marre qeveria. Mire qe na qasen ato komitetet e jugut thuaj se do kishim mbetur prape jashte loje. Po ata dinin vetem te shkaktonin anarki dhe s’merrnin vesh nga politika dhe iu deshem ne. Kur tha Berisha: “Do t’jua ngrij buzeqeshjen ne buze”, - na ngriu me gjithe mend. Edhe sot kur e kujtojme na ngrin jo me ate kohe. Keshtu qe ne thelb e duam 1997-n te perseritet ne 2010, por aq sa te thyhet Berisha dhe te pranoje zgjedhjet kur t’i duam ne dhe pa ate ne qeveri. Vetem me qeveri teknike ose koalicioni ama. Ndaj po kerkojme menyrat si te bejme qe ndodhe dicka e ngjashme dhe ne te marrim pushtetin.
Studiuesi: C’menyra te tjera!? Ju jeni vene rreth pallateve duke i ruajtur mos shemben. Keni kohe dhe forca per menyra te tjera?
Opozitari: Lere, lere se na e beri paq Berisha. Na akuzoi per punisto-mafioze dhe u ra pallateve e trojeve. Jemi hutuar si delet. Se ne fakt ne dele jemi lere s’e c’thone. Por ky Berisha sa i rrezikshem eshte aq edhe na ben pune. Per ’97-n na akuzoi se organizuam rebelimin komunist. E ku kishim kellqe ne te organizonim rebelim! Po gjene nami per te forte na doli. Ja edhe tani me akuzat qe na ben dukemi sikur jemi te forte. “Me mire syri se nami” thote populli, por ia ka fut kot. E dime ne se sa te forte jemi, por ke pare ti qe ky nami se jemi te forte po na mban ne kembe. Ngaqe e dime mire se sa na vlen lekura, po kerkojme metoda te tjera. Ja per shembull, mund t’i shprehim dëshirat Babagjyshit te Vitit te Ri. Ne fakt, vec ky na ka mbetur tani s’kemi gje tjeter ne dore...
Studiuesi: C’thua more! Je ne terezi. Babagjyshi eshte krijim per femijet
Opozitari: Po jo o leshko. Ne menyre figurative e kisha. Po do lutemi gjithsesi. Pastaj, ku i dihet. Babagjyshi edhe mund te jete i vertete. Ne mos Babagjyshi, vete Perendia. Apo ju studiuesit s’besoni as ne Zot?
Studiuesi: Po le ta zeme se Babagjyshi ekziston dhe do ju degjoje e do ju thote:. “Jepmeni tre dëshira”. Cfare do ti kërkoni?
Opozitari: E para do t’i kerkojme qe ta shkunde mire e mire ekonomine. Ne thame qe kriza na perlau qe ne fillim te 2009-s. Ferkuam duart. I fituam zgjedhjet menduam. Po ke pare t’i! Ore s’lojti asgje nga vendi. Tani kemi prape shpresa. Keta ekspertet tane thone qe kriza ne Shqiperi vjen me vonese. Ne 2010-n do shpertheje na thone. Keshtu thane ne fakt edhe para nje viti keta ekspertet tane por s’u doli gje. Ndaj, ja kjo do ishte nje deshire per babagjyshin. Sikur kriza te prekte vetem keta demokratet mire do ishte. Po edhe ne te na preke s’prish pune. Vetem ky Berisha te largohet. Po erdhem ne pushtet, rikuperojme shpejt e shpejt. Kesaj ia kemi marre doren.
Studiuesi: E si ta merr mendja qe mund t’jua plotesoje kete deshire Babagjyshi. Po ate e lut gjithe njerezimi qe kjo krize boterore te mbaroje sa me shpejt. I luten qe viti 2010 te jete i mbare. C’te beje ai. Te lere gjithe boten ne balte vetem per ju?
Opozitari: Me boten te beje c’te doje ai. Le t’i nxjerre nga kriza. Neve te na jape krize.
Studiuesi: Po doli bota nga kriza, s’ka krize Shqiperia. Ne fakt, veshtiresite qe patem ne 2009-n, nga kriza boterore na erdhen, se ketu brenda mire jane punet. Taksat po mblidhen. Investimet po behen. Bizneset po prodhojne e po shesin. Turiste erdhen me shume. Ja edhe FMN-ja ne fillim te 2009-s tha se rritja ekonomike do ishte 3.5-4%, pastaj nga maji se do ishte 1% e me pas, nga shtatori, kur pa se si shkuan punet ne gjashtëmujorin e pare, tha se rritja do ishte 2-2.5%. Per 2010 thote se rritja do jete me e madhe se 2009. Po u rregullua bota edhe emigrantet do cojne me shume para. Edhe me shume investime te huaja. Ca me shume eksporte. Ja permiresohet edhe leku. Ka mundesi qe 2010 te jete me mire se c’thote FMN-ja. C’te beje Babagjyshi i shkrete?
Opozitari: Te beje c’te doje. Pse eshte Babagjysh. Po s’e beri, le ta lere ate pune se kot qenka.
Studiuesi: S’keni gje ne vije me kete deshire. Nejse. Cila eshte dëshira e dyte
Opozitari: Vizat, Vizat. Te mos na i heqin ne korrik te 2010-s.
Studiuesi: T’u thafte goja! Dashkeni te na lini prape ambasadave per viza!
Opozitari: Po na i hoqen vizat, s’shkulet Berisha me nga vendi. Le qe ka mundesi qe pastaj te na coje ne zgjedhje te parakohshme ai. Me heqjen e vizave kush e mban pastaj. Na mbyll dhe gojen. S’me deshet me 70 mandate. Ja tani. Hajdeni ta provoni sa ju vlen lekura do thote. Ndaj le te shtyhet heqja e vizave. Te pakten deri pas zgjedhjeve lokale te 2011-s. Tek e fundit, s’po themi te mos hiqen fare po vetem te shtyhen per nje vit te pakten.
Studiuesi: Po ku ka gje ne dore Babagjyshi per heqjen e vizave. Procesi eshte vetem teknik thone personalitetet evropiane. Pra, pune ligjesh qe jane bere, sistemesh kompjuterike qe jane instaluar, pasaportash biometrike qe po shpërndahen me shpejtesi e te tjera si keto. U nis kjo pune me dy vite vonese krahasuar me Serbine, Maqedonine dhe Malin e Zi dhe ja tani jemi vetem disa muaj mbrapa. Disa dite me pare ambasadori holandez tha qe s’lidhen vizat me bojkotin e opozites pasi s’ka te beje me kritere politike por vetem me kritere teknike. C’te beje Babagjyshi? Te prishe kompjuterat apo t’u fryje ne vesh shqiptareve qe te mos marrin pasaportat. Edhe ata qe dalin ne keto protestat tuaja heqjen e vizave i kerkojne Babagjyshit. Ky s’eshte budalla ne fakt. T’ua prishte te gjitheve qe s’kane viza per t’ju kënaqur ju qe keni pasaporta diplomatike. Pastaj, ku ka deshire me te lehte per t’u realizuar. Kete pune po e bejne te tjeret dhe do duket sikur po e sjell babagjyshi heqjen e vizave. Ndaj s’ka per t’ju degjuar fare.
Opozitari: Te beje c’te doje. Pse eshte Babagjysh. Edhe kaq gje po s’beri, nje shtyrje per nje vit, per c’dreqin duhet Babagjyshi.
Studiuesi: S’keni gje ne vije me kete deshire. Nejse. Cila eshte dëshira e trete?
Opozitari: Zgjedhje te parakohshme sa me shpejt. I kemi qe i kemi njerëzit ne rruge.
Studiuesi: Po ti sapo the qe zgjedhjet e parakohshme i fiton Berisha.
Opozitari: Epo jo kur do Berisha. Por kur te na leverdise neve te opozites. Jo me kot kemi tri deshira. Jane te lidhura ato. Zgjedhjet e parakohshme na duhen pasi te plase kriza ekonomike dhe pasi te mos na heqin vizat. O te na realizoje te tre dëshirat njeheresh o asnjeren.
Studiuesi: Po c’ti beje Babagjyshi Berishes? Me ato ndryshimet kushtetuese qe bete bashke me te ne prill 2008, s’ka babagjysh qe e luan nga vendi nese s’do vete ai. Pra s’ka zgjedhje te parakohshme po s’desh Berisha edhe sikur nami te behet..
Opozitari: Me Berishen e dime qe s’ka c’ben. Po ja do i sugjerojme t’i fryje ne vesh Metes qe te dale nga koalicioni me te vetet. Edhe 1-2 nga keta te Berishes dhe vate Berisha.
Studiuesi: Me Meten e keni keq e mos me keq. Deshet ta eliminonit fare. Harruat shprehjen “armiku i armikut tim eshte miku im”. E cuat me doren tuaj ke mazhoranca. Kini mendjen. As Metes s’ka c’ti beje Babagjyshi. Ky ne fakt i lutet qe ju te rrini edhe ca ne rruge se keshtu zgjeron mbeshtetjen e vet. Ca e nga ca po ju merr njerëz dhe elektorat. Do ju mbesin vetem ata te vendosurit qe ju vijne ne mitingje. Leqe edhe sikur ta lere mendja Meten, s’e le Prifti Berishen. Te kujtohet se cfare deklaroi tri dite pas zgjedhjeve ai.
Opozitari: Atehere do i themi t’i fryje ne vesh Bamirit. Ky s’e duron dot Berishen. Me shume e ka pas me Topallin, ne fakt, po tani duket se e ka me shume me Berishen.
Studiuesi: Presidenti s’ka fare gje ne dore. Vete ia hoqet keto kompetenca kur bete ndryshimet kushtetuese. Le qe ai me siguri po i lutet qe tani Babagjyshit qe t’ia prishe mendjen Berishes qe ta rizgjedhe President ne 2012-n. Pse, kaq budalla e dini ju Topin? Ai s’ka asnjë shprese se ju mund ta rizgjidhni. E treguat me President Moisiun. Ky s’la gje pa bere per t’ju mbështetur me shpresen se do ta propozoni per President, por ju e late ne balte. Ndaj s’ka c’beje edhe Babagjyshi.
Opozitari: Te beje c’te doje. Pse eshte Babagjysh. Ta gjeje menyren. Na e bere Babagjyshin qullac fare. C’babagjysh qenka ky?
Studiuesi:S’keni gje ne vije as me kete deshire. Nejse. Cila eshte dëshira tjeter
Opozitari: E ku di une. Ja me thuaj ti c’t’i kërkoj
Studiuesi: Kerkojini t’i fryje ne vesh Rames t’ju lere te hyni ne Kuvend. Kush e di, e degjon.
Opozitari: Mire e ke. Rama ka qejf kur flet me shenjtoret. Keshtu edhe ne shpetojme nga rruga e shkojme si njerëz. Mbetem dhe pa rroga. Na kane dhene ca leke keta biznesmenet qe kemi ne grup, po dhe keta po e rrudhin doren. Te shohim ne do na japin ndonje pako per vit te ri. Te pakten te gezojme kur te hapim pakot. Brrrr. Se m’u kujtuan per dreq kjo puna e hapjes se kutive... Lere. Kthehemi ke Babagjyshi. Vecse per dreq nuk e di kur do te gjeje momentin Babagjyshi t’i fryje ne vesh Rames. Ketij tek njeri vesh i fryjne cdo cast dy Erionet, ndersa tek tjetri i fryjne sa Skenderi, sa Spartaku. Perballe bucet Berisha. Nga mbrapa Dashi&co. Anash keta nderkombetaret. Nga poshte thirrjet e militanteve. Nga lart dhe ne gjume i fryn ne vesh Enveri. Dhe thone pastaj se ferri eshte poshte. Lart qenka, gjersa Enveri i fryn nga lart Rames. Ose na gënjen ky kur thote keshtu. Nejse. Pra, te gjitha rruget duket te zena per tek veshi i Rames. Po i them babagjyshit t’ia coje mesazhin me sms ose ne Facebook. Hem. Edhe kjo s’eshte gje se kush e di se sa vete i cojne mesazhe ne celular a ne kompjuter. Tia coje nepermjet Shalsit. Ky ka audience te veçante. Por sa per gallate. Ketij s’i besoj se e di qe eshte fyell. Lamen s’e qas me. Ky ne fakt ia thote indirekt me shkrime ne gazete nje here ne jave. Keshtu qe do ia marre se e ka nga vetja jo nga Babagjyshi. Pune dreqi.
Studiuesi: Do kete nje menyre, s’ka se si te mos kete. Vrite mendjen.
Opozitari: E gjeta. Babagjyshi t’ia thote Obames. Ky t’ia thote Hillarise. Kjo t’ia thote ambasadorit. Ambasadori ta therrase Ramen ne ambasade dhe t’ia thote aty. Apo s’gjan si babagjysh ky Withersi. Mbeti duke treguar përralla sa me krimba e sa me Skenderbera per kalamajte. E qan perrallen me Babagjysh ai. Rama e degjon shume. Perrallat i ka qejf, vecanerisht kur ia tregojne ne anglisht. Keshtu do bej. Dhe thua qe s’ka zgjidhje. S’na le babagjyshi ne balte jo.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›