E Diel, 1 Nëntor 2026

Vërshojnë emigrantët, mbërrijnë brenda një dite 13 mijë pasagjerë dhe 7100 makina

Pesë tragete me rreth 13000 pasagjerë dhe afro 7100 makina kanë mbërritur në dy ditët e fundit në portin e Durrësit nga portet e Italisë. Tragetet e agjencive “Duni”, “Ilion Lines”, “Adriatica” etj. ishin nisur një ditë më parë nga portet e Barit dhe Ankonës, duke sjellë mijëra emigrantë që kthehen në atdhe për të festuar festat e fundvitit.
Autoritetet në portin e Durrësit dhe policisë kanë marrë të gjitha masat për pritjen e përcjelljen sa më të shpejtë të tyre drejt destinacioneve, pa shkaktuar vonesa të pajustifikuara. Nisur nga fluksi në rritje, dogana e Durrësit dhe Policia Kufitare kanë shtuar numrin e sporteleve në sheshin e trageteve, nga tetë që janë në ditë normale, në 13 duke krijuar kushte të përkryera.
Kjo ka bërë që mijëra automjete dhe pasagjerë të kalojnë në kohë rekord sheshin e trageteve për t’u drejtuar më pas tek porta nr. 4, pranë Urës së Dajlanit. Ditët e fundit kanë rritur ndjeshëm numrin e emigrantëve shqiptarë që kthehen në atdhe nëpërmjet portit të Durrësit.
Burime të Policisë Kufitare në Durrës kanë bërë të ditur për “standard” se “në total, në tri ditët e fundit, numri i udhëtarëve që kanë kaluar nga porti i Durrësit, ka shkuar në mbi 25 000 vetë dhe mbi 11000 makina. Fluksi i kthimit të emigrantëve pritet që të arrijë pikun gjatë datave 24 deri 28 dhjetor, pasi pjesa më e madhe e tyre mbërrijnë në atdhe para kremtimit të festës së Vitit të Ri. Ndërkohë, sipas autoriteteve portale, përpunimi i udhëtarëve është bërë në kohë rekord, duke shmangur vonesat dhe pritjet e gjata.
Pasagjerët janë shprehur të kënaqur për shërbimet në port dhe janë shprehur se nuk krahasohen me ato të viteve të shkuara. Megjithatë, shpesh emigrantëve shqiptarë u duhet të presin me orë në portet italiane për shkaqe të pajustifikueshme nga autoritetet portuale.
A. Ajazi

Ushqimi i shpejtë, vartësi nga kripa

Se sa na pëlqen ushqimi i njelmët varet nga ajo se çfarë konsumojmë, ndërsa për rritjen e dëshirës për ushqim të kripur është fajtor “ushqimi i shpejtë”.
Shkencëtarët koreanë nga Universiteti i Daejinit kanë realizuar një studim te 70 pjesëmarrës, ndërsa rezultatet kanë treguar se për rritjen e nevojës për ushqim të kripur kishte ndikuar “ushqimi i shpejtë”, në veçanti hamburgeri dhe pica.

Nuk duhet harruar fakti që kripa është thelbësore për jetën, mirëpo sipas analizave, është vërtetuar se më shumë se 80% e ushqimit të gatshëm përmban më shumë kripë sesa duhet, ndërsa sasia mesatare e kripës që futin njerëzit në organizmin e tyre, është 12 gramë, që është shumë më e lartë se nevojat e organizmit.

Për këtë arsye, autorët e studimit të publikuar në revistën “Journal of Human Nutrition and Diet”, kërkojnë që të ndërhyhet te prodhuesit e ushqimit që të kenë kujdes me sasinë e kripës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›