31 verikoreanë braktisin veriun për jugun

Mediat raportojnë se 31 verikoreanë kanë kaluar kufirin mes dy koreve në Detin e Verdhë dhe kanë arritur në ishullin jugkorean të Jeonpejongut.
Besohet se të gjithë personat në varkë janë strehimkërkues nga veriu komunist. Në mesin e tyre janë 11 burra dhe 20 gra
Më shumë se 20 mijë verikoreanë kanë arritur në Korenë e Jugut që nga fundi i luftës mes dy koreve që zgjati nga viti 1950-1953.