Sot vendoset ekstradimi i themeluesit të WikiLeaks-it

Drejtësia britanike vendos sot nëse do të lejohet ekstradimi në Suedi i themeluesit të WikiLeaks-it, Xhulian Aasanzh.
Ky i fundit akuzohet nga autoritetet suedeze për disa krime seksuale.
WikiLeaks-i pak kohë më parë publikoi qindra mijëra dokumente të klasifikuara të diplomacisë amerikane.
Vetë Assange i ka hehdur poshtë akuzat duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe se bëhet fjalë për shpifje. Avokati i tij ka folur për mediat duke deklaruar se ai është i pafajshëm. Po ashtu, avokati shpreson në paanshmërinë dhe drejtësinë e gjykatësve të Suedisë, duke nënvizuar në këtë drejtim se gjykatësit në Britaninë e Madhe janë të paanshëm.
"Jam i sigurt që drejtësia do të triumfojë dhe Assange do të lirohet nga këto akuza të padrejta dhe të sajuara”, u shpreh ai përpara interesimit të madh të shumë mediave botërore.