George Bush mund të arrestohet!

Ish Presidenti amerikan George Bush, mund të arrestohet nëse del jashtë vendit. Një veprim i tillë mund të ndodh për shkak se “Amnesty International” në Zvicër ka ngritur padi ndaj ish presidentin amerikan, të cilin e akuzon për abuzime më të burgosur derisa ai ishte në krye të SHBA-ve.
Sipas kësaj padie Bush akuzohet se kishte lejuar që të ketë abuzime të rënda me të burgosurit nëpër burgjet amerikane.
Bush pritej të marr pjesë në një dark në Zvicër por me gjasë, ai nuk do të udhëtoi fare atje.
Nga ana tjetër “Amnesty International”, ka kërkuar nga autoritet zvicerane që të merren seriozisht me këtë padi.