E Shtunë, 31 Tetor 2026

32 fakte nga Botërori 2010

www.albania-sport.com - Kampionati i 19-të Botëror i futbollit nis sot në Afrikën e Jugut, me pjesëmarrjen e 32 skuadrave finaliste nga të gjitha konfederatat që marrin pjesë në qeverinë botërore të futbollit, FIFA. Janë të gjitha skuadrat kampione që marrin pjesë: Brazili (rekordmen me 5 trofe), Italia, kampione në fuqi (4 trofe), Gjermania (3), Uruguai (2), Argjentina (2), Anglia (1) dhe Franca (1).

Midis 32 skuadrave, vetëm Sllovakia merr pjesë për herë të parë. Bota e futbollit është bërë kozmpolite. 853 ndeshje eliminatore u zhvilluan gjatë fazës eliminatore në të gjitha konfederatat që aderojnë në FIFA, deri sa prej tyre u përzgjodhën 32 finalistët. Nga këto 268, ose 31 për qind e ndeshjeve u zhvilluan në Europë.

Tani është normale që trajneri Karlos Albertos Parriera, kampion me Brazilin në Botërorin e Shteteve të Bashkuara në vitin 1994, tani drejton Afrikën e Jugut, vendin organizaror të Kupës së Botës së vitit 2010. Janë jo pak, por 12 trajnerë nga 32 ekipe finaliste që drejtojnë ekipe kombëtare të ndryshme nga kombësia e tyre dhe këta janë: argjentinasi Bielsa (drejton Kilin), argjentinasi Martino (Paraguai), gjermani Hitcfeld (Zvicër), gjermani Rehagel (Greqi), suedezi Lagerbak (Nigeri), suedezi Erikson (Bregu i Fildishtë), holandezi Verbik (Australi) , italiani Kapelo (Angli), francezi Lë Gen (Kamerun), kolumbiani Rueda (Hondurras), serbi Rajevaç (Gana), braziliani Parreira (Afrika e Jugut).

Kompanitë më të mëdha të basteve kanë përzgjedhur Spanjën si favoriten kryesore për të fituar Kampionatin Botëror. Spanja, kampionia në fuqi e Europës, kuotohet me koeficientin 5.25. Në Botëror do të marrin pjesë katër futbollistë shqiptarë të natyralizuar në kombësi të tjera: Valon Behrami, Albert Bunjaku dhe Xherdan Shaqiri te Zvicra dhe Sotir Nini te Greqia.

18-vjeçari Shaqiri vlerësohet si një nga më të talentuarit e Zvicrës, ashtu siç konsiderohet himarioti Sotir Nini te Greqia, kampione e Europës në vitin 2004, por që në 3 ndeshjet e para dhe të vetme të saj në Kupën e Botës ka shijaur vetëm humbjen.

“Afrika e Jugut 2010” ofron edhe dy dhëndurë të trajneësh të skuadrave përfaqësuese: Mark van Bomel është dhëndri i teknikut të Holanës, Bert van Marvijk, dhe argjentinasi Serxho Auguerro i Maradonës. Por, nuk mungon as varianti baba trajner-djalë lojtar: Kjo dukuri ndodh vetëm të skuadra e Shteteve të Bashkuara, ku trajner është Bob Bredli, ndërkohë që mesfushor titullar është djali i tij, Majkëlli, i cili luan te Borusia Mënshengladbah. Në Botëror janë dhe dy vëllezërit Jaja dhe Kolo Ture.

853 ndeshje eliminatore

U zhvilluan gjatë fazës eliminatore në të gjitha konfederatat që aderojnë në FIFA, deri sa prej tyre u përzgjodhën 32 finalistët. Nga këto 268, ose 31 për qind e ndeshjeve u zhvilluan në Europë.

200 skuadra pjesëmarrëse

200 skuadra morën pjesë në fazën parakualifikuese të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”, duke vendosur edhe një rekord. Në fazën eliminatore për “Gjermani 2006” morën pjesë 196 skuadra.

Anglia, 3.4 gola për ndeshje

Numri më i madh në raportin gola/ndeshje i përket Anglisë, ekipi më sulmues i të gjitha skuadrave që morën pjesë në kualifikuese. Numri më të vogël e pari Koreja e Jugut, 1.25 gola/ndeshje.

8 ekipe pa humbje

Tetë skuadra nuk pësuan humbje në fazën kualifikuese. Tetë skuadrat e mëdha janë Bregu i Fildishtë, Gjermania, Italia, Spanja, Koreja e Jugut, Nigeria dhe Holanda.

Italia, mesatarja 27.4 vjeç

Ekipi më i vjetër në moshë gjatë eliminatoreve ishte Italia, që kishte moshën mesatare 27 vjeç e 4 muaj. Më i riu në moshë ishte Koreja e Jugut, 22 vjeç e 5 muaj.

Kampionia, 30 milione USD

Kampionia merr 30 milion dollarë, ekipi finalist humbës 24 milionë dollarë. Vendi i tretë po 24 milionë dollarë. Çdo ekip i eliminuar në fazën e parë do të përfitojë nga 5.9 milionë euro.

“Thesi” i FIFA-s, 420 mln USD

Qeveria e futbollit botëror do të shpërndajë 420 milionë dollarë për 32 ekipet finaliste në Kupën e Botës 2010. Në Kampionatin Botëror të vitit 2006 u shpërndanë në total 261 milionë dollarë.

Kompanitë e basteve: fiton Spanja

Kompanitë më të mëdha të basteve kanë përzgjedhur Spanjën si favoriten kryesore për të fituar Kampionatin Botëror. Spanja, kampionia në fuqi e Europës, kuotohet me koeficientin 5.25.

Bastet shkurorëzojnë Italinë

Brazili, rekordmen i botës, me pesë trofe, është kuotuar (5,5), Anglia (8.0), Argjentina (9.0) dhe Gjermania (11.0). Italia, kampione në fuqi e botës, ka koeficientin 13.0.

Brazili në “grupin e vdekjes”

Brazili, pesë herë kampion i botës, ka rënë në të ashtuquajturin “grupi i vdekjes”, pasi përballë në grupin G. do të ketë dy prej ekipeve më të mira në planet, Portugalinë dhe Bregun e Fildishtë.

Serbi-Ganë, sfidë trajnerësh serbë

Serbi-Ganë, ndeshja e vlefshme për grupin D, është dhe një sfidë intriguese dhe pikante midis dy trajnerëve serbë: 61-vjeçarit Radomir Antiç (Serbi) dhe 56-vjeçarit Milovan Rajevaç (Gana).

12 nga 32 trajnerë, “tradhtarë”

Botërori ofron trajnerë që ndryshe nga kombësia e tyre drejtojnë kombëtare të tjera: 2 suedezë, 2 argjentinas, 2 gjermanë dhe nga 1 italian, serb, francez, holandez, brazilian, kolumbian.

Afrikanet, 4 trajnerë të huaj

Vetëm algjeriani Sadane drejton vendin e tij: suedezi Lagerbak drejton Nigerinë, suedezi Erikson (Bregu i Fildishtë), braziliani Parreira (Afrika e Jugut), serbi Rajevaç (Gana).

Tre trajnerët më të paguar

Trajneri i Anglisë, Kapelo, 8.8 milionë euro është edhe më i paguari ndër 32 trajnerët e ekipeve finaliste. Lipi (Itali) merr 3 milionë euro dhe Lëv (Gjermani) paguhet 2.5 milionë euro.

Më të paguarit , jo europianë

Në kontinentet e tjera, në Afrikë më i paguari është braziliani Karlos Alberto Parreira (Afrikë e Jugut) me 1.2 milionë euro, ndërsa në dy Amerikat, Aguire (Meksikë) 1.2 milionë euro.

Koreanoveriori, trajneri më i varfër

Trajneri i Koresë së Veriut, Kim Jong Hun, është ai që paguhet më pak në këtë Botëror: 170 mijë euro në vit, një shifër qesharake po ta krahasosh me 8.8 milionë eurot që merr Kapelo tek Anglia.

Tre lojtarët më të paguar

Argjentinasi Lionel Mesi (Barcelona) me 36.2 milionë euro është më i paguari. Kristiano Ronaldo (Real Madrid, Portugali) fiton 33 milionë euro dhe Kaka (Real Madrid, Brazil), 20.6 milionë euro.

Yjet e Spanjës, nga 550 mijë euro

Yjet e Spanjës do të përfitojnë secili nga 550 mijë euro në rast se fitojnë Kampionatin Botëror. Kjo është dhe shuma më e lartë e premios nga 32 ekipet finaliste. Spanja konsiderohet favorite.

“Bis”-i i Italisë nga 240 mijë euro

Nëse Italia, kampione e “Gjermani 2006”, do të përsërisë suksesin edhe në “Afrika e Jugut 2010”, atëherë lojtarët e saj do të marrin nga 240 mijë euro. Për vendin e dytë: nga 130 mijë euro.

Mesi me shokë nga 520 mijë euro

Argjentina do të paguajë Lionel Mesin me shokë nga 520 mijë euro.
Anglia nga ana e saj ofron 470 mijë euro për kokë. Brazili nga 445 mijë euro, ndërsa Gjermania nga 250 mijë euro.

Spanja, kombëtarja më e shtrenjtë

Spanja është skuadra më e shtrenjtë që do të luajë në Botëror: kap vlerën e 565 milionë eurove. Ndiqet nga Brazili me 515 milionë, Franca (450 mln), Anglia (450 mln) dhe Italia (400 mln).

Grupi G, më i shtrenjti në Botëror

Ky është grupi më i shtrenjtë: 1 050 milionë Euro. Në këtë grup ndodhet Brazili, Portugalia, Bregu i Fildishtë dhe Koreja e Veriut. Grupi C është edhe më i varfri: fatura 595 milionë euro.

Katër shqiptarë të natyralizuar

Në Botëror do të marrin pjesë katër futbollistë shqiptarë të natyralizuar në kombësi të tjera: Valon Behrami, Albert Bunjaku dhe Xherdan Shaqiri te Zvicra dhe Sotir Nini te Greqia.

Dy dhëndurët e trajnerëve

Janë dy lojtarë të cilët janë dhëndurët e trajnerëve të skuadrave. Mark van Bomel është dhëndri i teknikut të Holanës, Bert van Marvijk, dhe argjentinasi Serxho Auguerro i Maradonës.

At e bir në një ekip

Kjo dukuri ndodh vetëm të skuadra e Shteteve të Bashkuara, ku trajner është Bob Bredli, ndërkohë që mesfushor titullar është djali i tij, Majkëlli, i cili luan te Borusia Mënshengladbah.

Vëllezërit Ture te Bregu i Fildishte

Janë të vetmit në këtë botëror vëllezërit Jaja Ture dhe Kolo Ture, të cilët luajnë për Bregun e Fildishtë. I pari luan për Barcelonën në Spanjë, ndërsa i dyti për Mançester Sitin në Angli.

Brazili, në të gjithë Botërorët

Brazili është i vetmi ekip që ka marrë pjesë në 19 kampionatet e botërore: nga i pari, ai “Uruguai 1930” deri te ky i fundit, “Afrika e Jugut 2010”, çka është një tjetër rekord i “Seleçaos”.

Pjesëmarrje sa për numër

Janë tri skuadrat finaliste, të cilat edhe pse kanë marrë pjesë në një botëror më parë nuk kanë mundur të fitojnë asnjë ndeshje nga tre të mundshmet: Greqia, Sllovenia dhe Zelanda e Re.

Sllovakia, debutuese historike

Kombëtarja e Sllovakisë është e vetmja përfaqësuese debutuese në “Afrika e Jugut 2010”. Skuadra e trajneri Vladimir Vajs dhe kapitenit Marek Hamshik merr pjesë për herë të parë një Botëror.

“Seleçao”, rekordmene e trofeve

Brazili është rekordmeni i botës përsa u përket titujve të fituar: 5 (1958, 1962, 1970, 1994, 2002). Italia ka fituar 4, Gjermania 3, Uruguai 2, Argjentina 2, Anglia 1 dhe Franca 1.

“Bombardierët” e stilit “samba”

Brazili është dhe skuadra që ka shënuar më shumë gola në kampionatet botërore: 201 gola të realizuar në 92 ndeshje, teksa ka pësuar 84 gola. Bilanci: 92 N, 64 F, 14 B, 14 H.

Gjermania, 6.5 mln futbollistë

Gjermania, 3-herë kampione e botës (1954, 1974, 1990) është edhe vendi më “pjellor” i finalistëve, përsa u përket futbollistëve të licencuar: 6.2 milionë lojtarë, u përkasin 27 mijë klubeve.

Gjermanët, rekordmenët e ndeshjeve

Ekipi gjerman, ose “Nationalmanschaft”, mban rekordin e numrit më të madh të ndeshjeve të zhvilluara në kampiontatet botërore, edhe pse ka 16 pjesëmarrje: 98 ndeshje për Gjermaninë (58F, 20B, 20H).

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 10 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›