E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 “blilbilat” e botërorit afrikan

FIFA ka prezantuar 30 arbitrat qe do te kene detyren e veshtire per te gjykuar 64 ndeshjet e Boterorit 2010, qe do te nise ne Johanesburg te Afrikes se Jugut me 11 qershor. Qeveria boterore e futbollit pretendon se ka zgjedhur ajken e arbitrimit duke u shtrire ne 28 shtete te ndryshme, por ne listen e saj radhiten emra shume te polemizuar te viteve te fundit. Nderkohe, ne botërorin e Afrikes se Jugut debuton nje arbitër nga Uzbekistani. Ravshan Irmatov do te kete nderin te drejtoje ndeshjen e hapjes mes Afrikes se Jugut dhe Meksikes.

Zhoel AGILAR
Ditëlindja: 2.7.1975
Kombësia: Honduras
Gjatësia: 170 cm
Profesioni: Mësues
Gjuhët: Spanisht, Anglisht
Arrbitër ndërkombëtar që në moshën 26 vjeçare. Është kotestuar nga Meksika në ndeshjen që kishin kundër Panamasë.

Khalil AL GHAMDI
Ditëlindja: 2.9.1970
Kombësia: Arabia Saudite
Gjatësia: 177 cm
Profesioni: Mësues
Gjuhët: Arabisht
Arbitrër ndërkombëtar që në vitin 2002. Ka drejtuar në Kupën e Azisë 2007 dhe Lojërat Olimpike Pekin 2008.

Karlos AMARILA
Ditëlindja: 26.10.1970
Kombësia: Paraguaj
Gjatësia: 184 cm
Profesioni: Inxhinier elektronik
Gjuhët: Spanjisht, Anglisht
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 1997. Ka gjykuar edhe finalen e Kupës së Amerikës mes Argjentinës dhe Brazilit.

Benito ARSHUNDIA
Ditëlindja: 21.3.1966
Kombësia: Meksika
Gjatësia: 170 cm
Profesioni: Avokat
Gjuhët: Spanjisht, anglisht
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 1993. Ka gjykuar edhe në botërorin e kaluar, mes të cilave edhe ndeshjen Itali-Gjermani.

Hektor BALDASI
Ditëlindja: 5.1.1966
Kombësia: Argjentina
Gjatësia: 179 cm
Profesioni: Sipërmarrës
Gjuhët: Spanjisht, anglisht
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2000. Në vitin 2008 fitoi çmimin si arbitri më i mirë në Amerikën e Jugut.

Karlos BATRES
Ditëlindja: 2.4.1968
Kombësia: Guatemala
Gjatësia: 178 cm
Profesioni: Kërkues shkencor
Gjuhët: Spanjisht, anglisht
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 1996. Ka gjykuar në botërorin e vitit 2002, por mungoi në atë të vitit 2006 për shkak të një dëmtimi.

Mohamed BENUZA
Ditëlindja: 26.9.1972
Kombësia: Algjeria
Gjatësia: 185 cm
Profesioni: Sipërmarrës
Gjuhët: Arabisht, frengjisht
Arbitër ndërkombat që nga viti 2001. Do jetë arbitri dy algjerian në histori që gjykon në botëror.

Olegario BENKUERENKA
Ditëlindja: 18.10.1969
Kombësia: Portugalia
Gjatësia: 184 cm
Profesioni: Agjent sigurimesh
Gjuhët: Frengisht, Anglisht, Spanjisht
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2001. Ka gjykuar në botërorin e U-17 dhe U-19.

Masimo BUSAKA
Ditëlindja: 6.2.1969
Kombësia: Zvicra
Gjatësia: 180 cm
Profesioni: Restaurues
Gjuhët: Italisht, frengjisht, gjermanisht, spanjisht
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 1999. Është cilësuar arbitri më i mirë i vitit 2009 dhe më prestigjozët e Kupës së Botës.

Koman KULIBALI
Ditëlindja: 4.7.1970
Kombësia: Mali
Gjatësia: 180 cm
Profesioni: Inspektor financiar
Gjuhët: Anglisht, frengjisht
Arbitër që nga viti 1999. Ishte arbitri i finales së Kupës së Afrikës me Egjiptit dhe Ganës.

Xherome DAMON
Ditëlindja: 4.4.1972
Kombësia: Afrika e Jugut
Gjatësia: 176 cm
Profesioni: Mesues
Gjuhët: Anglisht, afrikane
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2000. Ka drejtuar në katër edicioni të Kupës së Afrikës.

Frank DE BLEKER
Ditëlindja: 1.7.1966
Kombësia: Belgjika
Gjatësia: 182 cm
Profesioni: Agjent marketingu
Gjuhët: Gjermanisht, frengjisht, anglisht
Ishte futbollist, po është bërë arbitër që 18 vjeç, për shkak të një dëmtimi. Arbitër ndërkombëtar që nga viti 1998.

Martin HANSON
Ditëlindja: 6.4.1971
Kombësia: Suedia
Gjatësia: 190 cm
Profesioni: Zjarrëfikës
Gjuhët: Suedisht, anglisht, gjermanisht
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2001. Protagonist i kualifikimit të Francës për në botëror, pas prekjes së topit me dorë nga Hanri.

Majkëll HESTER
Ditëlindja: 2.5.1972
Kombësia: Zelanda e Re
Gjatësia: 181 cm
Profesioni: Zyrtar ne Marinë
Gjuhët: Anglisht
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2007. Ka gjykuar në lojërat olimpike të Pekin 2008.

Ravshan IRMATOV
Ditëlindja: 9.8.1977
Kombësia: Uzbekistan
Gjatësia: 183 cm
Profesioni: Instruktor në një shkollë futbolli
Gjuhët: Rusisht, anglisht
Arbitër ndërkombëtar që në vitin 2003. Gykoi finales e botërorit të klubeve në vitin 2008.

Edi MAILET
Ditëlindja: 19.10.1967
Kombësia: Sejshele
Gjatësia: 184 cm
Profesioni: Koordinator i arbitrave
Gjuhët: Anglisht, frengjisht
Arbitër ndërkombëtar që nha viti 2001. Ka gjykuar përballjen e tensionuar mes Algjerisë dhe Egjiptit.

Viktor KASAI
Ditëlindja: 10.9.1975
Kombësia: Hungaria
Gjatësia: 189 cm
Profesioni: Agjent udhëtimi
Gjuhët: Hungarisht, anglisht
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2007. Gjykoi finalen e lojërave olimpike Argjentinë-Nigeri në vitin 2008.

Stefan LANOJ
Ditëlindja: 18.9.1969
Kombësia: Franca
Gjatësia: 185 cm
Profesioni: Distributor i videlojrave
Gjuhët: Frengjisht
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2006. Ka gjykuar në Olimpiadën e Pekinit dhe në botërorin e U-17.

Horge LARRIONDA
Ditëlindja: 9.3.1968
Kombësia: Uruguaj
Gjatësia: 176 cm
Profesioni: Nënpunës
Gjuhët: Spanjisht
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 1998. Ka qenë gjithmonë i pranishëm në kompeticionet ndërkombëtare.

Subkhidin MOHD SALEH
Ditëlindja: 17.11.1966
Kombësia: Malajzia
Gjatësia: 174 cm
Profesioni: Mësues
Gjuhët: Anglisht
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2000. Në vitin 2004 gjykoi në Olimpiadën e Athinës.

Juiçi NISHIMURA
Ditëlindja: 17.4.1972
Kombësia: Japoni
Gjatësia: 181 cm
Profesioni: Arbitër
Gjuhët: Japonisht
Arbitër ndërkombëtar. Për të, ky profesion është e vetmja mundësi fitimi që ka.

Peter O'LERI
Ditëlindja: 3.3.1972
Kombësia: Zelanda e Re
Gjatësia: 188 cm
Profesioni: Mësues
Gjuhët: Anglisht
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2003. Arritja më e madhe është ndeshja për vendin e tretë në botërorin U-20.

Pablo POZO
Ditëlindja: 27.3.1973
Kombësia: Kili
Gjatësia: 177 cm
Profesioni: Kontabilist
Gjuhët: Spanjisht, anglisht
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2003. Në vitin 2009 u akuzua nga lojtarët e Kolumbisë se i kishte ofenduar me shprehje raciste, por nuk u vërtetua dot.

Marko RODRIGEZ
Ditëlindja: 10.11.1973
Kombësia: Meksikë
Gjatësia: 179 cm
Profesioni: Mësues fiskulture
Gjuhët: Spanjisht, anglisht
Arbitër ndërkombëtar që ga viti 1999. Arritja më e madhe është finalja e botërorit të klubeve në vitin 2007, Milan-Boka Zhuniors.

Roberto ROSETI
Ditëlindja: 18.9.1967
Kombësia: Italia
Gjatësia: 190 cm
Profesioni: Kinesiolog
Gjuhët: Italisht, anglisht, frengjisht
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2002. Në vitin 2008 u zgjodh arbitri më i mirë dhe ka arbitruar shumë ndeshje të rëndësishme.

Oskar RUIZ
Ditëlindja: 1.11.1969
Kombësia: Kolumbia
Gjatësia: 185 cm
Profesioni: Avokat
Gjuhët: Spanjisht, anglisht
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2005, kur ishte 26 vjeç. Është ndër të paktët arbitra të pakontestuar në botërorin e vitit 2002.

Karlos SIMON
Ditëlindja: 3.9.1965
Kombësia: Brazil
Gjatësia: 179 cm
Profesioni: gazetar
Gjuhët: Spanjisht
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 1998. Ka arbitruar ndeshjen e Italisë në botërorin 2002 dhe 2006.

Volfgang STARK
Ditëlindja: 20.11.1969
Kombësia: Gjermania
Gjatësia: 191 cm
Profesioni: Bankier
Gjuhët: Gjermanisht, anglisht
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 1999. Mbahet mend si arbitri i ndeshjes Inter-Valencia, ku pati një sherr masiv.

Alberto UNDIANO MALENKO
Ditëlindja: 8.10.1973
Kombësia: Spanja
Gjatësia: 181 cm
Profesioni: Sociolog
Gjuhët: Spanjisht, anglisht, frengjisht
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2004. Është arbitri më i ri në që ka arbitruar një ndeshje të kampionatit spanjoll.

Houard UEB
Ditëlindja: 14.7.1971
Kombësia: Angli
Gjatësia: 188 cm
Profesioni: ish-polic
Gjuhët: Anglisht
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2005. ka arbitruar ndeshje shumë të rëndësishme ndërkombëtare, ku shpesh herë ka qenë në qendër të kritikave.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 10 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›