E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu rinovon me Lakon

Skënderbeu rinovoi me kapitenin Stavrion Lako edhe për sezonin e ardhshëm. Firmosja e kontratës me presidentin Agim Zeqo do të bëhet ditët ardhshme.

Pas mbrojtësit të majtë, serbit Vllade Markoviç (24 vjeç), Lako (1 gol sezonin e kaluar) është lojtari i dytë që rinovon me Skënderbeun e Shkëlqim Muçës.

Skënderbeu është në bisedime e sipër me tre lojtarë të Dinamos: portierin Elvis Kotorri, mesfushorin Igli Allmuça dhe argjentinasin Rafael Soza (6 gola sezonin e kaluar)

Skënderbeu nuk fiton prej 77 vjetësh një titull kampion, për herë të parë dhe të vetme e ka fituar në vitin 1933, e që përkon me kampionatin e 3-të kombëtar të futbollit, ndërkohë që konsiderohet si një nga ekipet me buxhet të madh për sezonin e ri e në stol ka një trajner fitues, Shkëlqim Muçën: tri herë me Tiranën (1994-1995, 1999-2000, 2006-2007) dhe një herë me Dinamon (2009-2010). Muça ka fituar edhe një Superkupë me Tiranën.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 10 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›