E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skënderbeu, firmosin Vrapi dhe Fagu

www.albania-sport.com - Endri Vrapi dhe Erbim Fagu, dy ish-mbrojtësit e Besës së Kavajës gjatë sezonit të kaluar, do të jenë pjesë e Skënderbeut për edicionin 2010-2011.

Për të dy lojtarët fillimisht u fol se kishin një paramarrëveshje me Shkumbinin e Ylli Ndroqit, por përfundimisht u stacionuan në Korçë.

Mbrojtësi Endri Vrapi (28 vjeç) ka luajtur me Partizanin, Lushnjën, Elbasanin (kampion), Teutën, Tiranën dhe Besën. Skënderbeu do të jetë skuadra e shtatë në karrierën e mbrojtësit të Kombëtares.

Mbrojtësi Erbim Fagu (23 vjeç) ka luajtur me Tiranën, Teutën, Elbasanin dhe Besën. Skënderbeu është skuadra e pestë në karrierën e tiranasit të ri.

Pak ditë më parë, Skënderbeu rinovoi me kapitenin Stavrion Lako (1 gol sezonin e kaluar)dhe mbrojtësin e majtë, serbin Vllade Markoviç (24 vjeç).

Kjo është katërshja e parë që ka nënshkruar te Skënderbeu i Shkëlqim Muçës.

Skënderbeu nuk fiton prej 77 vjetësh një titull kampion, për herë të parë dhe të vetme e ka fituar në vitin 1933, e që përkon me kampionatin e 3-të kombëtar të futbollit.

Klubi korçar me president, Agim Zeqon, konsiderohet si një nga ekipet me buxhet të madh për sezonin e ri e në stol ka një trajner fitues, Shkëlqim Muçën.

SKËNDERBEU NË MERKATO

TË ARDHUR: Erbim Fagu (përfundim kontrate me Besën), Endri Vrapi (përfundim kontrate me Besën)

TË KONFIRMUAR: Stavrion Lako, Vllade Markoviç (serb)

TRAJNER: Shkëlqim Muça

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 11 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›