E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

32-vjetori i PS-së/ Rama: Do ndërtojmë platformë të re politike me qytetarët

Në rastin e 32-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se forca politike që ai drejton duhet të ndërtojë një platformë të re politike dhe organizative.

Duke folur para mbështetësve të Partisë Socialiste, kryetarëve të sapozgjedhur të bashkive të vendit dhe ministrave të tij, Rama tha se tashmë duhet ndërtuar një komunitet i ri politik në bashkëpunim me qytetarët.

“Menjëherë pa humbur kohë duhet të nisim punën për të ardhmen, ashtu siç kemi bërë pas çdo zgjedhje. Kemi rinisur karikimin e baterive, sot ne kemi nevojë për një fillim të ri, kemi nevojë për një fillim të ri  politik dhe organizativ, të krijojmë një përgjegjësi të re sociale dhe politike.

Duhet të hapim rrugë të reja për të bashkuar në një komunitet të ri politik për të bashkuar anëtarët dhe qytetarët, pa i parë nga ngjyrat dhe drejtimi nga i hedhin sytë. Por duke i parë për atë vendim që morën për të ecur përpara. Na takon ne duke filluar nga bashkitë tona, duke mos e lejuar të tretet fryma e 14 majit”, u shpreh Rama.

Sipas tij, kryebashkiakët duhet të kenë në fokus të tyre problemet e qytetarëve dhe të bashkërendojnë punën me deputetët përkatës të këtyre qarqeve.

“Komunitet të ri politik që shikon problemet reale të çdokujt. Kryebashkiakët duhet të hapin shtigje të reja për grupet e caktuara, sipërmarrësit, qytetarëve për të ndërtuar sa më shumë ura mes Partisë Socialiste dhe komunitetit.

Kryetarët duhet të punojnë bashkë me deputetin për t’i shërbyer komuniteteve. Prioriteti ynë i qeverisjes së re vendore duhet të jetë njerëzilliku”, theksoi Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›