E Shtunë, 31 Tetor 2026

33 vjet burgim për vrasjet te Ura e Lepencit

Nga Express më 07 shkurt 2011 në ora 19:47

Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka shpallur fajtorë për vrasje të akuzuarit Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi.

Më 27-28 shtator 2007, tek Ura e Lepencit afër fshatit Soponicë, ata i kishin zënë pritën një automjeti me pesë udhëtarë dhe kanë shtënë në drejtim të tyre nga dy armë automatike AK 47, thuhet në vendim.

Si pasojë, tre udhëtarë humbën jetën, i katërti pësoi lëndime të rënda, ndërsa i pesti nuk pësoi lëndime trupore.

Hasani dhe Qerimi u dënuan me nga 33 vjet burgim, thuhet me tjerash në njoftimin nga EULEX-i.

Prokuroria është përfaqësuar nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›