E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushti i AAK’së

Ramush Haradinaj pranon që të hyjë në koalicion me PDK’në, por me kusht që Blerim Shala të bëhet kryeministër. Ai beson se brenda gjashtë muajsh do të kthehet për të drejtuar vetë Qeverinë. Burime të gazetës thonë se lideri i AAK’së vlerëson se Hashim Thaçi mund të bëhet president. PDK’ja këto i cilëson kërkesa absurde dhe paralajmëron koalicion me AKR’në, pakicat dhe Listën Rugova. Nga Valmir Klaiqi më 08 shkurt 2011 në ora 08:01

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duket se ka vendosur të mbetet jashtë koalicionit qeveritar me Partinë Demokratike të Kosovës.

Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka porositur anëtarët e Kryesisë së AAK’së se me PDK’në mund të hyjnë vetëm nëse kryeministër bëhet Blerim Shala.

Sipas burimeve të Expressit, Haradinaj beson se “pas gjashtë muajsh do të kthehet në Kosovë për të marrë timonin e Qeverisë në vend të Shalës”.

Kreu i AAK’së ka deklaruar se Hashim Thaçi mund të bëhet president i Kosovës nëse pajtohet që postin e kryeministrit ta marrë AAK’ja, kanë thënë burime të gazetës.
Këtë qëndrim Haradinaj e ka përcjellë në Prishtinë përmes tre zyrtarëve partiakë, Ahmet Isufi, Blerim Kuçi dhe Ali Berisha, të cilët janë takuar me të në Hagë.

Nënkryetari i AAK’së, Ahmet Isufi ka thënë se koalicioni qeverisës me PDK’në është i mundshëm vetëm nëse AAK’ja do të ketë postin e kryeministrit.

“Vendimi për koalicion është ai që ka qenë i mëparshmi dhe nuk ka ndonjë lëvizje këtu, pra që ne të kemi kryeministrin. Ne do të kemi edhe mbledhjen e Këshillit Drejtues të AAK’së dhe aty vendoset pastaj, por ky vendim është njëherë”, ka thënë Isufi për Kosovapress.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express....

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›