E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasic: Na takojnë më shumë se dy ministri

Nga Express më 06 shkurt 2011 në ora 20:24

Ministri në largim i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasic, që vjen nga Partia e Pavarur Liberale (SLS), ka thënë se partisë së tij do t’i takojnë më shumë se dy ministri në Qeverinë e re të Kosovës.

Rasic, njëkohësisht zyrtar i lartë i SLS-së, ka theksuar për agjencinë e lajmeve Tanjug se, me hyrjen e partisë së tij në Qeverinë e re, serbëve të Kosovës do t’u sigurohen më shumë se katër mijë vende të reja të punës në administratë.

“Aktualisht kemi më shumë se 4.500 serbë të punësuar në administratë, ndërsa na takojnë edhe katër mijë vende “, ka thënë Rasic.

Sipas tij, nga 12.5 për qind e vendeve në administratën e Kosovës, të parapara për pakica, 8.5 për qind iu takojnë serbëve.

SLS’ja ka siguruar tetë deputetë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›