Turk mirëpret Sejdiun bashkë me Tadiçin
Në një deklaratë për shtypin serb, Turk nuk ka dashur t’i përgjigjet pyetjes për mungesën eventuale të Serbisë në këtë takim, për shkak të prezencës së zyrtarëve kosovarë, por vetëm ka përsëritur se shpreson që të gjitha vendet e rajonit do të jenë prezentë në këtë konferencë.
Si bashkorganizatore e konferencës që do të mbahet më 20 mars në Bërdo afër Kranjit, Sllovenia thotë se do të jetë një rast i rëndësishëm që të ringjallet dhe konfirmohet përkushtimi i Bashkimit Evropian me qëllim të zgjerimit të mëtejshëm.
Ndërkohë, nga Kabineti i Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, gazetës "Danas" të Beogradit i është thënë se përfaqësuesit e vendit do të shkojnë në takimin në Slloveni, por ende nuk është vendosur se cili nga përfaqësuesit e Kosovës do të marrin pjesë në këtë konferencë.