E Shtunë, 31 Tetor 2026

34 të rinj nga Kosova, nisen për në Afganistan

Prishtinë -Plot, 34 të rinj nga Kosova, janë nisur për në Afganistan për punë sezonale. Ministri Nenad Rashiç, i cili në bashkëpunim me kompaninë amerikanë ITT, kanë siguruar punësimin e këtyre të rinjve, konsideron se kontratat janë të volitshme. Për të mjafton fakti që rreth 1 mijë e 200 të rinj kanë aplikuar për këtë punësim dhe konsideron se ata do të jenë të sigurt në Afganistan.

Këta të rinj e vetmja gjë që i bën të ndjehen të sigurt është fakti se do të jenë nën mbrojtje të ushtrisë amerikane. Ky është kontingjenti i parë prej 34 të rinjve kosovarë, që nisen për në Afganistan, ndërsa gjatë muajit pritet të udhëtojnë edhe një grup tjetër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›