360 fëmijë të pa vaksinuar – Mjekët në Korçë apelojnë për kryerjen e vaksinës MMR

Rreth 360 fëmijë të moshave 1 vjeç dhe 5 vjeç, që përfshihen në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë ende nuk e kanë kryer vaksinimin apo rivaksinimin MMR, që i mbron nga sëmundjet e fruthit, rubeolës e shytave.
Arsyet e moskryerjes së kësaj vaksine lidhen me frikën se kjo vaksinë shkakton autizëm, por sipas mjekes Kroi një gjë e tillë nuk është vërtetuar asnjëherë shkencërisht. Ajo i bën thirrje prindërve të ndërgjegjësohen dhe to çojnë fëmijët në qendrat shëndetësore për të kryer vaksinën sipas kalendarit të vaksinimit, aq më tepër që rastet e para të fruthit kanë nisur të shfaqen në disa qytete të vendit:
Mjekja shkon më tej kur thotë se në rast se fëmijët nuk i kanë të kryera të gjitha vaksinat sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit do të penalizohen duke mos u lejuar të futen në çerdhe, kopsht apo shkollë.
/RTSH/