37 mijë euro për tu bërë Pamela Anderson

Donte të bëhej si idhulli i saj, heroina e Baywarch. Kështu Carolyn Anderson i është nënshtruar operacioneve të ndryshme plastike për të pasur pamjen e Pamela Anderson.
Ajo ka rritur gjoksin, ka zbardhur dhëmbët, ka vënë qerpikë fallco dhe solarë, për ti ngjarë sado pak Anderson-it te famshëm.
28-vjeçarja nga Liverpool përveç shumës së majme të parave që ka harxhuar për të pasur një tjetër pamje ka vendosur të ndryshojë edhe identitetin e saj duke marrë mbiemrin ‘Anderson’, për të qenë njësoj si roja bregdetare më e famshme në botë. /Indeksonline/