E Diel, 1 Nëntor 2026

Lopez do fitojë 11 milionë euro

 Aktorja 44-vjeçare, Jennifer Lopez, do të luajë rolin kryesor në filmin që flet për shpëtimin e minatorëve kilianë, dhe për këtë rol do të përfitojë rreth 11 milionë euro.

Aktorja do t’i bashkohet Antonio Banderasit dhe Martin Sheenit, për të shfaqur në ekran historinë mbi 33 minatorët që para tre vitesh mbetën për 69 ditë nën tokë. Nga ana tjetër, familjet dhe miqtë e atyre minatorëve janë të zemëruar, pasi nuk kanë përfituar asgjë nga njerëzit që qëndrojnë pas filmit me titull “The 33”./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›