E Shtunë, 31 Tetor 2026

37-vjecari me probleme mendore terrorizon fshatin me arme

DIBER - Procedim penal per 37-vjecarin P. Kaca banues ne fshatin Nezhaj rrethi Diber person qe ka rezultuar me te meta mendore i cili ka terrorizuar fshatin me te shtena me arme pa ndonje objekt a qellim te caktuar. Me te mesuar per kete ngjarje policia vendore shkoi menjehere ne vendin e ngjarjes dhe vuri ne pranga P. Kacen.


Por nga biseda me te aferm dhe banore te fshatit rezultonte se ai ishte me te meta mendore ndaj policia e dergoi ate ne spitalin rajonal te qytetit Peshkopise ku pas kontaktimit me doktorin neuropsikiater ka rezultuar se ky person eshte me te meta mendore dhe duhet derguar ne spitalin psikiatrik per ta mbajtur nen kontroll per shkak te rrezikshmerise se tij.


Policia hapi procedimin penal ne gjendje te lire per shtetasin Perparim Kaca per vepren penale te Mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal. Ky person me date 08.03.2011 ne fshatin e tij ka qelluar ne ajer me arme zjarri te tipit pushke M-56 arme e cila i eshte bllokuar ne cilesine e proves materiale.
Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Diber.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›