E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB Ne Shqiperi gjysma e grave dhunohen

Jane te dhunuara te diskriminuara dhe pa perkrahje. E ndersa Shqiperia dhe bota festojne 100 vjetorin e Dites Nderkombetare te Gruas me 8 Mars Agjencite e Kombeve te Bashkuara theksojne nevojen urgjente per te marre masa ndaj ketij fenomeni ne vendin tone. Nderkohe zyra e OKB-se ben te ditura shifra alarmante te dhunes ndaj grave ku sipas tyre gjysma e grave ne Shqiperi perjeton nje forme dhune.



Sipas Organizates se Kombeve te Bashkuara dhuna ne familje ne Shqiperi mbetet i perhapur gjeresisht. Gjysma e grave shqiptare tregojne se kane vuajtur nga nje forme e abuzimit nderkohe qe te pakten 31 kane vuajtur nga abuzimet fizike dhe 13 nga abuzimet seksuale. Vetem 33 e personave qe jane regjistruar ne arsimin e mesem profesional jane gra. Numri i grave ne Parlament eshte rritur nga 7 ne vitin 2005 ne 16 ne vitin 2009.

Me pak se 3 e kandidateve per postin e kryetarit te bashkise ne vitin 2007 ishin gra dhe nga 33 grate qe kandiduan vetem 9 fituan. Ne qeveri ka vetem nje grua. Te drejtat e grave jane nje kusht paraprak per zhvillimin e nje vendi. Sic thote edhe Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Ban Ki-Moon Mbeshtetja e perparimit te shpejte te grave nuk eshte vetem moralisht e drejte por i sherben edhe zhvillimit politik dhe ekonomik.



Duhet te merren masa qe qeveria shoqeria civile sektori privat media dhe grate e burrat ne vecanti te bashkojne forcat per te bere ndryshimet e nevojshme ne ligje politika qendrime dhe sjellje per te siguruar qe te gjitha grate shqiptare te marrin pjese plotesisht ne jeten politike ekonomike dhe shoqerore. Keshtu thuhet ne komunikaten e zyres se Agjencive te Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi me rastin e 8 Marsit Dites Nderkombetare te Grave.


Forumi Ekonomik Boteror identifikoi lidhjet e forta ndermjet progresit ne ceshtjet gjinore dhe rritjes se GDP-se per fryme - behet e ditur nga OKB duke shtuar se respektimi i te drejtave te njeriut do te thote respektim i te drejtave te grave. Shqiperia eshte nje shtet pale i Konventes per Eliminimin e te Gjitha Formave te Diskriminimit ndaj Grave CEDAW. Si pjese e angazhimeve kombetare per te arritur Objektivin e trete te Zhvillimit te Mijevjecarit OZHM nxitja e barazise gjinore dhe fuqizimi i grave eshte pranuar se arritja e ketij qellimi eshte kryesore per arritjen e te gjitha OZHM-ve.


Te dhenat
50 e femrave ne Shqiperi pesojne nje forme dhune
31 e femrave ne Shqiperi kane pesuar dhune fizike
13 e femrave ne Shqiperi kane pesuar abuzime seksuale
33 e te regjistruarve ne arsimin e mesem profesional jane gra
3 e kandidateve per postin e kryetarit te baskise kandiduan ne 2007
1 femer e vetme ndodhet aktualisht ne Qeveri


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›